Sot tre seanca plenare në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi kundër takimit të liderëve
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë tri seanca plenare. Duke filluar nga ora 12, janë caktuar seancat 20, 25 dhe 29.
Në këto seanca, kryesisht në rend ditë janë huamarrjet në Banka ndërkombëtare për projektet si efikasiteti energjetik dhe transporti publik i shpejtë në Shkup.
Në njërin nga seancat është edhe leximi i dytë i ligjit për shtetësi, i cili tashmë është në bllokim për shkak të amendamenteve që janë propozuar nga opozita maqedonase.
Por, tashmë dihet se Kuvendi nuk ka kuorum, për shkak të deputetëve të shumicës të cilës janë pozitivë në koronavirus.
Kuvendi është edhe në bllokadë. Por, kryeparlamentari Talat Xhaferi sërish është shprehur kundër idesë që të realizohet takim liderësh për këtë çështje.
Sipas tij, praktika që për çdo gjë, veçanërisht për punën në Kuvend, institucionin më të lartë ligjvënës të vendosin liderët është kundër vlerave demokratike.
“Praktika që është vendosur, se gjithçka varet nga takimi i liderëve, është e gabuar. Ajo është futur si praktikë këto 30 vite të funksionimit të shtetit demokratik. Nuk mendoj se ajo është zgjidhja. Kuvendi si institucioni më i lartë ligjvënës dhe si pushtet i veçantë, sipas ndarjes kushtetuese të pushtetit, është institucion që duhet të jetë jashtë ndikimeve. Nëse veprojmë në bazë të postulatit bazik se çfarë është Kuvendi, dhe cili është roli dhe vendi i tij sipas Kushtetutës, unë duhet ta përsëris se ai është organ përfaqësues i popullit dhe vendos në emrin e tyre. Deputetët janë të lirë në vendimet e tyre, nuk varen, nuk u japin llogari partive politike dhe as përgjigjen penalisht për veprimet e tyre në shtëpinë ligjvënëse. Për fat të keq, është futur një praktikë dhe është formuar një mentalitet, se gjërat u takojnë partive politike”, deklaroi Xhaferi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj