Kandidatja e zgjedhur për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, beson se shumica e delegatëve të këtij subjekti do ta mbështesin Lutfi Hazirin për t’u zgjedhur kryetar i partisë më 14 mars, kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.
Bunjaku-Rexhepi në klankosova ka deklaruar se Haziri është një fytyrë unifikuese e cila do ta bashkojë LDK-në, për të cilën thotë se është përçarë kohëve të fundit.
“Me kërkesën tonë të degës në Gjilan, Lutfi Haziri kandidon për kryetar të partisë. Ne i kemi bërë presion që ai të kandidojë për të parin e LDK-së. Ai e ka dëshmuar në shumë procese se ka qenë afër LDK-së, pasi është aty që nga fillimi i saj. Haziri ka qenë në këtë parti në ditët e mira dhe të vështira”.
“Unë pa asnjë hezitim besoj se shumica e delegatëve do ta mbështesin Hazirin. Të gjitha kandidaturat për kryetar janë të mira, por, mendoj se më i duhuri është Haziri, të cilin do ta votoj më 14 mars. Ndër tjera, Haziri gjithmonë e ka dëshmuar se është një fytyrë unifikuese. Ai do ta bashkojë LDK-në nga përçarjet që i kishim. Ai po ashtu do t’i bëjë bashkë të gjitha gjeneratat e subjektit”.
Bunjaku-Rexhepi ka theksuar se vetëm Lutfi Haziri mund ta shtyjë Vjosa Osmani që ta bëjë një hap para për rikthimin e saj në LDK.
“Unë mendoj se me Lutfi Hazirin, Vjosa Osmani mund të përafrohet dhe të bëjë një hap para në LDK. Haziri ka votuar kundër shkarkimit të Osmanit si nënkryetare e LDK-së, këtë ai e ka bërë të ditur vetë”.
“Unë besoj se vetëm ai mund ta bëjë një hap për ta bashkuar Osmanin dhe të gjithë ata që janë të hidhëruar, të cilët më parë ishin pjesë e partisë. Me bashkimin e të gjithëve LDK-ja mund të dalë e para në Kosovë. Ne duhet t’iu kërkojmë falje të gjithëve që i kemi hidhëruar, duhet të ecim para, LDK-ja i duhet Kosovës”.
Ajo ka pohuar se është pro zgjedhjes së Osmanit si presidente e Kosovës, por ka shtuar se pozita e saj për këtë gjë do të jetë krahas vendimit dhe qëndrimit të partisë që ajo bën pjesë, për të cilin ka thënë se akoma nuk dihet cili do të jetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite