Propozim ligji për mbështetjen financiare të kompanive, për pagat për muajt shkurt dhe mars është vendosur në rendin e ditës në seancën parlamentare të 23 marsit. Ndërsa afati i fundit për aplikimin e kompanive përfundon më datën 30 të këtij muaji. Kjo ngre pyetjen nëse afati është shumë i shkurtër dhe punëtorët mund të mbeten pa paratë e premtuara. Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, nëse më 23 mars, deputetët kanë kuorum për punë dhe votojnë për nevojën e miratimit të ligjit, ai shkon në Komisionin e Financave dhe Buxhetit, ku duhet debatohet dy ditë dhe të kthehet në seancë parlamentare. Vetëm në rast se deputetët i kalojnë shpejtë të gjitha procedurat, ka shanse minimale, që kompanitë ta arrijnë afatin e aplikimit. Në çdo rast tjetër, ndihma e paraparë për muajin shkurt nuk do të mbërrijë. Nga VMRO DPMNE thonë se ata nuk do ti bllokojnë ligjet mbi ndihmën financiare.
“Jemi duke pritur një debat të përgjithshëm mbi projektligjin për mbështetjen financiare, që të njëjtin ta vendosim në Komisionin për Financa dhe Buxhet.” “Si opozitë, ne nuk do të bllokojmë asnjë ligj nga masat në grupin e pestë”, deklaroi Timço Mucunski, Kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet nga OBRM-PDUKM.
Nga Kuvendi nuk u përgjigjën pse Kryetari Xhaferi e futi ligjin në rendin e ditës në gjysmën e dytë të marsit, megjithëse u dorëzua me procedurë të shkurtuar dy javë më parë. Personi i ngarkuar me politikat ekonomike në Qeveri, Fatmir Bytyqi, kërkoi nga deputetët të veprojnë në mënyrë të arsyeshme, dhe t’i votojnë zgjidhjet ligjore në lidhje me grupin e pestë të masave, që janë bllokuar në labirintet parlamentare.
“Në fund të ditës, unë ndaj nga fondet e mia personale, fëmija im ndanë fondet e tij të mundshme të ardhme, pikërisht për ata që janë në Kuvend, të punojnë për të ardhmen e fëmijës tim. Kështu ju lus si baba, edhe ata ta bëjnë atë si prindër”, pohoi Fatmir Bytyqi zv. kryeministër për Ekonomi.
Përndryshe, derisa qytetarët dhe kompanitë janë duke pritur grupin e pestë të masave, sot është dita e parë e vendimit të autoriteteve për orë policore, që është në fuqi deri më 22 mars. Çdo masë shtesë rigoroze, që do të thoshte mbyllje e re e ekonomisë do të ishte një goditje e re për ekonominë. Nga pushteti sot nuk u përgjigjën konkretisht, nëse do të ketë ndihmë të re nëse ndodh diçka e tillë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite