LAJMI I FUNDIT:

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Njerëzit e vaksinuar mund të vizitojnë familjen dhe miqtë në ambiente të mbyllura pa maska

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Njerëzit e vaksinuar mund të vizitojnë familjen dhe miqtë në ambiente të mbyllura pa maska
Foto: Getty Images

Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë ne, por ka një lajm të mirë në frontin e vaksinave anti-COVID!

Njerëzit të cilët janë plotësisht të vaksinuar më në fund mund të fillojnë të kthehen në një ‘normalitetit’ pas një viti me maska, karantinë dhe distancim shoqëror. Është e drejtë: Ne mund ta shohim dritën në fund të tunelit!

Sipas udhëzimeve të reja të lëshuara nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) këtë javë, njerëzit që kanë marrë vaksinat e tyre anti-COVID mund të ndjekin një numër masash më të relaksuara, shkruan First For Women.


Njerëzit konsiderohen “të vaksinuar plotësisht” dy javë pas dozës së tyre të dytë të vaksinës Pfizer ose Moderna ose dy javë pasi marrin dozën e tyre të vetme të vaksinës Johnson & Johnson.

Këto rregulla të reja për amerikanët e vaksinuar përfshijnë:

  • Ata mund të shohin amerikanë të tjerë plotësisht të vaksinuar në ambiente të mbyllura pa distancim shoqëror ose maska,

  • Ata mund të vizitojnë njerëzit që nuk janë të vaksinuar në ambiente të mbyllura pa distancim shoqërore ose maska ​​- për sa kohë që personi i pa vaksinuar është në rrezik të ulët për simptoma të rënda të coronavirusit,

  • Ata nuk kanë pse të bëjnë karantinë ose të testohen nëse janë të ekspozuar ndaj COVID-19, për sa kohë që janë asimptomatik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori