Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me coronavirus. Që nga 13 marsi i vitit 2020 kur u konfirmua rasti i parë me COVID-19 e deri më sot, numri total i personave të infektuar është 74 mijë e 79.
Numri i personave të shëruar është 62 mijë e 650, kurse 1618 persona kanë humbur jetën nga ky virus, dhe 9811 raste mbeten aktive ende. Sipas disa të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, komuna e cila ka numrin më të lartë të të infektuarve dhe rasteve aktive mbetet Prishtina.
Aktualisht në kryeqytet janë 3,613 raste aktive, ndërkaq numri i të infektuarve deri më sot është 29,072. Pas Prishtinës, renditet Gjilani me 519 raste aktive, ndërkaq numri i të infektuarve në këtë komunë deri më tani është 4,061, shkruan Telegrafi.
Prizreni është komuna e tretë me numër të lartë të të infektuarve dhe rasteve aktive. Në këtë komunë deri më sot janë prekur nga virusi COVID-19, 3,599 persona kurse raste aktive janë 610.
Fushë Kosova dhe Peja renditen në vendin e katërt dhe të pestë si komuna të prekura shumë nga coronavirusi. Në Fushë Kosovë deri më tani janë prekur nga ky virus 3,390 persona, kurse raste aktive janë 459, shkruan Telegrafi.
Në Pejë, numri i të infektuarve është 3,358, kurse raste aktive janë 568. Duhet theksuar se në Kosovë ende nuk kanë arritur dozat e para të vaksinës antiCOVID.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dje ka deklaruar se gjatë këtij muaji do të arrijnë 33 mijë e 600 doza të vaksinave të COVAX-it.
Kurse, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ditëve të fundit ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19 dhe tash është një fluks i madh i të infektuarve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës