LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të infektuarve, 13 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

Bie numri i të infektuarve, 13 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën me dije se 13 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë zbuluar dhe 629 raste të reja. Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen po marrin trajtim mjekësor 661 pacientë, ku 43 janë në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23475
Fier 2546
Vlorë 1693
Durrës 1651
Shkodër 1337
Gjirokastër 1255
Korçë 881
Elbasan 701
Lezhë 702
Berat 553
Dibër 348
Kukës 314.

Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë ndërruar jetë 1,969 pacientë. Pjesa dërrmuese e tyre sipas mjekëve kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese, çfarë e ka bërë të pamundur përpjekjen e bluzave të bardha për t’i mbajtur në jetë.


Qyteti më i prekur nga pandemia është Tirana, e cila numëron numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve. Këtë të martë ajo që vihet re është fakti se numri i të shëruarve është më i madh se rastet e reja.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit  kanë fituar betejën me coronavirus 897 pacientë. Procesi i vaksinimit vijon paralelisht në disa qarqe të Shqipërisë. Të parët që po injektohen janë bluzat e bardha dhe personat e moshuar mbi 80 vjeç.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori