Edhe pse Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, nga Ministria e Shëndetësisë japin shpresa se së shpejti Kosova do të jetë në mesin e shteteve që do t’i marrin dozat e para.
Në një përgjigje dërguar Telegrafit, zyrtarë të MSH-së thonë se nga mekanizimi ndërkombëtar COVAX, Kosova do të përfitojë 100,80 doza, prej të cilave dozat e para apo rreth 33,000 pritet të arrijnë së shpejti.
“Më 2 mars, mekanizimi ndërkombëtar COVAX ka konfirmuar listën e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 për periudhën shkurt-maj 2021. Në këtë raund, Kosova është bërë e ditur se përfiton 100,800 doza, prej të cilave dozat e para apo rreth 33 000 pritet të arrijnë si kontingjent i parë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas tyre, COVAX ka filluar shpërndarjen, së pari në shtetet me situatë epidemiologjike më të ngarkuar sa i përket COVID-19, dhe Kosova do të jetë shpejt në mesin e shteteve që i marrin dozat e para.
“Përgatitjet janë bërë, plani i vaksinimit është hartuar dhe bërë publik, janë plotësuar të gjitha kushtet, ka mbetur vetëm distribuimi i dozave të para dhe fillimi i këtij procesi. MSh-ja është e vetëdijshme që edhe shtetet në rajon kanë filluar vaksinimin, por disa prej tyre me vaksina të prodhuesit rus, të cilat nuk kanë marrë ende miratim për përdorim nga organizatat që kanë dhënë miratimin për përdorim të vaksinave të tjera, prandaj ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët deri në fillimin e vaksinimit me vaksina të aprovuara për përdorim nga institucionet rregullatorë si EMA, FDA”, kanë thënë zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bie numri i vrasjeve në Kosovë, shtohen dukshëm rastet e dhunës në familje
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë
Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
LDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?