Ekzistojnë një numër udhëzimesh që duhet të ndjekin ata që shkojnë për testim, dhe megjithëse janë mjaft të thjeshta, ato janë shumë të rëndësishme.
Nga izolimi para një testi në atë nëse ju lejohet apo jo të hani para një testi për COVID-19, këtu janë të gjitha që duhet të dini.
Çfarë ndodh gjatë një testimi për COVID-19?
Në varësi të testit që po bëni, gjërat mund të ndryshojnë. Pavarësisht nëse po e bëni tamponin nga dikush tjetër ose e bëni vetë, duhet t’ju jepen udhëzime nga ndihmësi i cili po ju ndihmon.
Ndihmësi, zakonisht një infermier ose dikush që punon në fushën e mjekësisë, do t’ju flasë gjatë procesit, do të verifikojë të dhënat tuaja dhe do të sigurojë që tamponi po merret në mënyrë korrekte.
Kur të bëhet tamponi, mostrat do të merren nga fyti juaj, pasuar nga hunda, shkruan Express.co.uk.
Çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëni para se të bëni një test Covid?
Shumë rregulla të testimit ndryshojnë në varësi të rrethanës së testimit tuaj. Disa mund të kenë nevojë të izolohen në shtëpi para se të bëjnë testimin, ndërsa të tjerët do të jenë në gjendje të realizojnë atë vet në shtëpi.
Ata që po drejtohen për një testim të rezervuar u kërkohet të paraqiten në vendin e tyre ndërmjet 10 dhe 20 minuta më parë për të siguruar një mbarëvajtje të procesit të testimit. Vendosja e maskës është thelbësore, siç është praktikimi i distancimit shoqëror.
Para se të shkoni për testimin tuaj, rekomandohet që të hahet ushqimi një ose dy orë para testimit. Ju duhet të pini ujë vetëm në të njëjtën periudhë kohore, për të shmangur çdo gjë që ndikon në rezultatet e testit tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës