LAJMI I FUNDIT:

Cucullovski: Masat e Filipçes janë kontradiktore dhe joproduktive

Cucullovski: Masat e Filipçes janë kontradiktore dhe joproduktive

Profesori universitar, Ljubomir Cucullovski në intervistë për TV Alfa foli për propozimin për orë policore për shakak të numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19.

Sipas tij, gjendja në Maqedoni është e keqe dhe kjo është fakt por duhet të ndërmerren masa që do t’i ulin numrat, ndërsa ora policore është e pamenduar dhe joproduktive.

“Është e çuditshme se si po manipulohet me numrat e pandemisë, varësisht nevojave të disa strukturave politike. Fakt është se ka pandemi dhe ndonjëherë kjo pandemi bën progres, ndonjëherë ndalon, por nuk ndalohet. Nuk mund të ndërmerren masa të rrepta kur ka disa procese ose festa. Qeveria dëshiron të realizojë regjistrimin i cili ndikon drejtpërdrejt ndaj shëndetit të qytetarëve dhe kjo nuk është produktive”, tha Cucullovski.


Ai shton se nuk mund që të bëjmë thirrje të mos ketë kontakte me njerëz dhe në anën tjetër të ketë regjistrues që hynë nëpër shtëpi.

“Asnjë qytetar nuk mund të jetë i sigurt nëse dikush do t’i bart virus dhe kjo është e mjaftueshme që dikush nuk do të hapë derën”, tha Cucullovski.

Cucullovski thotë se është kontradiktore që Filipçe dëshiron orë policore nga ora 22 deri në ora 5, ndërsa lokalet të punojnë deri në ora 21:00./Telegrafi/