Njëzetenjë pacientë të tjerë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri duke e mbyllur javën e parë të muajit marse me një bilanc tragjik prej 143 viktimash.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se viktimat ishin të moshave 35-84 vjeç nga Tirana (7), Durrësi (3), Lushnja (3), Elbasani (2), Vlora, Fieri, Kurbini, Librazhi, Saranda dhe Kavaja.
Tashmë totali i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri është 1,939 persona – më 28 shkurt raportoheshin total 1,796 viktima.
Prirja shqetësuese e rritjes së numrit të viktimave është vënë re prej javës së fundit të muajit shkurt. Data 23 shkurt rezulton e fundit që është raportuar më pak viktima nga kjo prirje – 15 viktima. Prej asaj date e deri më sot, në Shqipëri janë raportuar 243 të vdekur nga COVID-19 me një mesatare prej 20 viktimash çdo ditë.
Situata pritet të përkeqësohet duke marrë shkas nga numri i lartë i infektimeve në periudhën janar-shkurt dhe rritjen e numrit të të shtruarve në spitale.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale janë të shtruar 647 pacientë, 31 prej të cilëve janë në terapi intensive – nga këta 8 pacientë janë të intubuar.
Muaji shkurt, që rezultoi më tragjiku për sa i përket statistikave të pandemisë në Shqipëri, numëroi 416 viktima. Nëse muaji mars vijon me mesataren aktuale, në fund mund të ketë rreth 620 viktima.
Për sa i përket rasteve të reja, të shëruarve dhe vaksinave, ministria tha se pas 3,372 testesh kishin rezultuar pozitivë 819 persona – pozitiviteti 24.2%, përqindje që mbetet e lartë – ndërkohë që 838 të tjerë u shëruan.
Në total, prej 9 marsit 2020, në Shqipëri janë diagnostikuar 112,897 raste, prej së cilave 66.6% janë mundur të shërohen (75,190 raste), 31.6% mbeten ende me mbartje të virusit (35,768 raste) ndërsa 1.7% (1,939 raste) janë mbyllur me pasojë vdekjen.
Prej 11 janarit autoritetet shëndetësore kanë nisur programin e vaksinimit anti-COVID, prej së cilit në total janë kryer 19,663 vaksinime – 306 gjatë 24 orëve të fundit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin