Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter ka folur e para në konferencën për media që posa ka mbaruar, pas marrjes së rezultatit të votimit të sotëm pro iniciativës popullore për ndalimin e mbulesës.
“Këshilli Federal dhe Parlamenti ishin shprehur kundër një ndalimi të tillë në kushtetutë. Popullsia dhe shumica e kantoneve (18) e shohin këtë ndryshe. Dispozita e re kushtetuese drejtohet kundër të gjitha llojeve të mbulimit të fytyrës, por tehu i debatit dihet se ka qenë rreth burkës dhe nikabit”, tha ajo.
Keller-Sutter dëshiron të theksojë përsëri se vetëm një numër fare i vogël i grave myslimane që jetojnë në Zvicër mbulohen plotësisht.
Ajo e përshëndet faktin se edhe zërat e myslimanëve ishin pjesë e debatit. Për ta, ky rezultat nuk është votë kundër këtij grupi të popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Keller-Sutter gjithashtu tregon se ka vende islamike që ndalojnë mbulesën e fytyrës. Ndalimet e mbulesës tashmë zbatohen në kantonet e Ticinos dhe St. Gallenit, dhe në shumë të tjerë vlen ndalimi i maskimit. Kjo tani e tutje do të zbatohet në të gjithë Zvicrën.
Por si do të shkojë më tutje? Karin Keller-Sutter tregon se kjo iniciativë nuk i jep autoritet nivelit federal. Kantonet tani kanë dy vjet për të zbatuar vullnetin e shprehur të votuesve. Me rezultatin e votimit, gjithashtu “del nga loja” edhe kundër-propozimi indirekt i qeverisë.
Kujtojmë se ky propozim kërkonte që mbulesa e fytyrës të hiqej vetëm në raport me autoritetet, kur kërkohet identifikimi i personave që mbajnë mbulesë të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj