LAJMI I FUNDIT:

Loja ‘Tetris’: Pse duhet ta praktikoni dhe ndryshimet që jep në tru

Loja ‘Tetris’: Pse duhet ta praktikoni dhe ndryshimet që jep në tru
Foto: Blake Mallen

Me siguri ju ka ndodhur të luani dhe të fiksoheni për një kohë të gjatë me lojën “Tetris” apo jo?

Gjithë kohën që keni shpenzuar duke organizuar kubat e famshëm që kërkojnë përqendrim, jo vetëm që s’duhet ta konsideroni si të humbur, por pa e ditur i keni bërë një nder të madh trurit tuaj.

Imazhet e trurit kanë treguar se të praktikosh lojën “Tetris” ndikon në trashjen e corteksit (shtresës së jashtme të trurit, përgjegjës për vetëdijen). Një studim i bërë në New Mexico është i pari qe ka hetuar në detaje efektet që ka në tru praktika e një lojë të tillë.


Për rreth 30 minuta çdo ditë, për një periudhë 3 mujore 26 vajza adoleshente luajtën “Tetris”, (një lojë kompjuterike që kërkon aftësi në kombinimin e saktë të kubave).

Vajzat u ishin nënshtruar një skaneri para dhe pas periudhës 3 mujore dhe ajo çfarë u vu re në të ishte efikasitet më i lartë i trurit, një memorie më funksionale dhe një shtresë e jashtme e trurit më e trashë. Në të njëjtën kohë duhet thënë se efikasiteti vihej re vetëm në disa pjesë specifike të tij. Kryesisht në ato pjesë që lidhen me të menduarin, arsyetimin, procesimin dhe gjuhën.

Loja e famshme në fakt ndihmon gjithashtu në harresën e ngjarjeve të shkuara traumatike tek njerëzit që kanë vuajtur nga stresi për një kohë të gjatë.

Nëse deri tani nuk keni luajtur kurrë, ka një mal me arsye pse duhet të filloni ta praktikoni, të paktën 20-30 minuta në ditë. Pas 3 muajsh, struktura e trurit do të ndryshojë. Ajo çfarë e bën këtë lojë kaq fiksuese është dëshira natyrale e njeriut për të organizuar gjërat, për të arritur qëllimet dhe objektivat. “Tetris” është konsideruar gjithnjë si një lojë që ta mban trurin të fiksuar.

Sigurisht vlen për t’u përmendur fakti se kjo lojë nuk ndikon njësoj tek të gjithë njerëzit.

Në 2000-in, ekspertë në Harvard Medical School zbuluan gjithashtu se kjo lojë mund të ndryshojë edhe mënyrën sesi njerëzit ëndërrojnë apo mendojnë, ndikim që njihet ndryshe si “efekti i Tetris”.

Burimet: Huffington Post, Science Da, Anabel

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori