LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni triumfon ndaj Golden Eagle Yllit dhe bëhet lider i kampionatit

Ponte Prizreni triumfon ndaj Golden Eagle Yllit dhe bëhet lider i kampionatit

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim 76:92 (19:23, 22:21, 12:25, 23:23), në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, derisa mysafirët e përfunduan në të mirë të tyre 19:23.


Në periodën e dytë, prizrenasit kishin epërsi deri në 12 pikë, 29:41, por me kalimin e minutave, vendasit hyn në një seri të suksesshme dhe pjesa e parë përfundon 41:44.

Dallimi i madh u bë në periodën e tretë. Mysafirët kishin epërsi deri në 16 pikë, duke u treguar më të mirë në mbrojtje dhe në sulm, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:69.

Therandasit ngushtuan shifrat në 60:69, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Ponte Prizreni fitoi 76:92.

Te vendasit u dalluan Erjon Kastrati me 22 pikë, Mitchell Wilbekin me 20 dhe Samir Zekiqi me 17, kurse te mysafirët u dalluan Urim Zenelaj me 17 pikë e 14 kërcime, Landon Taliaferro me 21 pikë e 6 kërcime, Këame Vaughn me 23 pikë e 7 kërcime dhe Arti Hajdari me 17 pikë.

Golden Eagle Ylli ka 14 fitore dhe tetë humbje, kurse Ponte Prizreni 15 fitore dhe shtatë humbje, duke kryesuar me një pikë më shumë se therandasit.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori