Në 23 vjetorin e rënies së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe manifestimit Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sot në Prekaz është hapur ekspozita e fotografit Sefer Aliqkaj.
Janë 15 fotografi që janë realizuar në stinë të ndryshme të kompleksit memorial “Adem Jashari” dhe të kullave të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Autori i kësaj ekspozite Sefer Aliqkaj, tha se kjo është ekspozita e tij e dytë që e realizon në Prekaz.
“Me rastin e 23 vjetorit të rënies së familjes Jashari unë e kam hapur ekspozitën time të radhës. Ekspozita është me 15 fotografi të cilat i kam bërë gjatë viteve të fundit. Ka fotografi të veçanta[…]Kjo është ekspozita ime e dytë e realizuar në Prekaz, unë vendosa pikërisht me 5, 6 dhe 7 mars të hapi ekspozitën time”, tha ai.
Ai tha se realizimi i këtyre fotografive nuk ka qenë fare i lehtë, por që tha Prekazi meriton të ketë fotografi të veçanta.
“Janë fotografi të veçanta, është mund i madh për t’u realizuar sepse ka fotografi me borë, me vetëtimë, ne e dimë se çdo moment mund të dëmtohet aparati për shkak të borës ose të shiut, por unë gjithmonë jam munduar të sjelli disa fotografi, sepse Prekazi e meriton të ketë fotografi të veçanta dhe në mënyrë artistike”, tha ai.
Duke qenë se fotografon këtë kompleks, Aliqkaj thotë se shpreson që institucionet do të kujdesen për kullat e Jasharajve duke e ditur se ato janë në një gjendje jo të mirë.
“Ne e dimë që është shumë prezent rreziku, po shpresoj që shteti do të ndërmerr diçka dhe do të mënjanohet ky rrezik”, tha ai.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri nesër, kur manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e UÇK-së” do të përmbyllet me “Natën e Zjarreve”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje