LAJMI I FUNDIT:

E gëlltiti të tërin në një lumë në Indonezi, kapin krokodilin shtatë metra – ia hapin barkun për ta nxjerrë trupin e pajetë të 8-vjeçarit

E gëlltiti të tërin në një lumë në Indonezi, kapin krokodilin shtatë metra – ia hapin barkun për ta nxjerrë trupin e pajetë të 8-vjeçarit

Një djalë 8-vjeç është nxjerrë nga barku i një krokodili gjigant që e kishte gëlltitur të tërin në Indonezi.

Dimas Mulkan Saputra po peshkonte në lumë me babanë e tij, kur u kap pranë ujit nga krokodili në Kalimatan, transmeton Telegrafi.


Ishte krokodili mbi shtatë metra i gjatë që tërhoqi në ujë Dimasin, derisa babai i tij Subliansy po ndiqte reptilin me shpresën se do ta mund ta shpëtojë të birin.

Madje e goditi disa herë krokodilin duke menduar se do t’ia lëshojë të birin, por ai u zhyt thellë dhe u zhduk pa asnjë gjurmë. Reptili kishte gëlltitur Dimasin pa pasur nevojë as që ta kafshojë.

Por pa kaluar shumë kohë, krokodili u gjet dhe u nxor nga uji, pasi ekspertët e mbytën dhe ia qan barkun – nxorën trupin e vogëlushit të paprekur,  por që nuk kishte shenja jete. /Telegrafi/