LAJMI I FUNDIT:

Dëshiron të kesh muskuj barku si të Bruce Lee? Po pra edhe ne tani e dimë se si

Dëshiron të kesh muskuj barku si të Bruce Lee? Po pra edhe ne tani e dimë se si

Bruce Lee është ikonë e shkathtësive marciale, filmave Kung Fu, por edhe mishërim i përgatitjes fizike

Secili nga ne kur kemi qenë të vegjël ka dashur të bëhej Bruce Lee, transmeton Telegrafi.


Jeff Cavaliere, trajner bodibildingu në Athlean-X, i cili në Instagram ka afro 2.1 milionë ndjekës, ndërsa kanali i tij në YouTube ka më se 11.3 milionë abonentë, ka arritur shikime rekorde, na ka kaluar rutinën e thjeshtë të cilën secili nga ne mund ta përvetësojë.

Në fillim nuk është e lehtë, por fillimi është më i rëndësishmi. Më vonë çdo gjë shkon vetvetiu.

Video zgjat jo më shumë se 5 minuta, asnjë seri e tërë e këtyre ushtrimeve nuk është shumë e gjatë.

Të gjitha mund t’i bësh në shtëpi, nuk do të kesh nevojë për kurrfarë pajisjesh – pos pikëmbështetjeje aty-këtu. Shiko, shëno ushtrimet, fillo.

Dhe, natyrisht, nuk bën të harrojmë që dieta patjetër duhet të përshtatet, por nuk është keq të flesh gjumë 8 orë në ditë. /Telegrafi/