Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili gjatë një interviste ka akuzuar gazetarin Baki Rexhepi, duke thënë se është i korruptuar.
AGK-ja e ka vlerësuar tejet shqetësuese deklaratat e Kryetarit të Alternativës për Ndryshime, Shqipërim Arifi, në drejtim Rexhepit.
Në reagimin e AGK-së thuhet se Arifi mbrëmë përgjatë një interviste në një televizion të Kosovës, e ka akuzuar Rexhepin se është një person i korruptuar dhe prandaj nuk deklarohet për RTK-në, duke shtuar se ka fakte për këto që flet.
“Jo unë nuk jap pikësëpari mas pari intervistë për RTK-në, pikë së pari….Unë e bojkotoj RTK-në, për arsye se korrespodenti i RTK-së në Preshevë është person korrupt…Unë kam edhe dëshmi për këtë, nuk është shumë problem edhe e kam njoftuar RTK-në edhe për këtë, s’kanë marrë masa, unë e bojkotoj RTK-në, e lëre më mediet lokale të cilat për mua në mënyrë personale shpifin në mënyrë të pandërprerë”, ka deklaruar ai.
Në lidhje me këtë deklaratë, AGK-ja ka kontaktuar edhe drejtorin e RTK-së, Festim Kabashi, i cili ka deklaruar se nuk ka pranuar ndonjë ankesë për korrespodentin, Baki Rexhepi.
“Prej fillimit të mandatit tim si drejtor i RTK-TV, (03.11.2020) nuk kam pranuar asnjë ankesë nga kryetari i Alternatives për Ndryshime, z.Shqiprim Arifi, për asnjë raportim apo angazhim jokorrekt te ndonjë gazetari apo korrespodenti të RTK-së”, ka thënë ai.
“I menjëhershëm ka qenë reagimi i kolegut tonë, Baki Rexhepi, duke i cilësuar akuzat në fjalë si jashtëzakonisht të rënda dhe që nuk përkojnë aspak me të vërtetën. Për më tepër, Rexhepi ka deklaruar se ai gjithnjë është bojkotuar si gazetar nga z.Shqipërim Arifi. Rexhepi duke kërkuar reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka informuar që tashmë ka filluar t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore kundër deklaratave të z.Arifit, i cili sipas tij me këtë akuzë ka njollosur dinjitetin e tij personal dhe ka dëmtuar integritetin dhe kredibilitetin e tij profesional”, thuhet në komunikatë.
AGK-ja ka kërkuar nga Arifi, që të kërkojë falje për gjuhën e përdorur në drejtim të Rexhepit dhe të gjitha pakënaqësitë t’i adresojë përmes organeve të drejtësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën