LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj dy personave në Ferizaj, për veprën penale “Grabitje”

Paraburgim ndaj dy personave në Ferizaj, për veprën penale “Grabitje”

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit me inicialet A.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Grabitje”.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se dy persona me inicialet A.B dhe F.B me dashje dhe me përgatitje paraprake kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit A.B, të cilët nën kërcënimin e armës  ia marrin një telefon si dhe një shumë parash në vlerë prej 107 euro.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 12 Dhjetor 2020, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, së bashku me të pandehurin F.B., me dashje dhe me përgatitje paraprake, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit A.B., në atë mënyrë që me përdorimin e armës dhe kanosjes serioze, i pandehuri A me tu takuar me të njëjtin, ia merr telefonin e markës “Iphone 11 pro max”, në vlerë prej 815 € kinse për ta shikuar, e të cilin telefon e kishte porositur paraprakisht, ndërsa më pas i thotë të pandehurit F. jepja të hollat, mirëpo me atë rast i pandehuri F. nxjerr një revole, të cilën ia drejton të dëmtuarit, ashtu që nën kërcënimin e armës përveç telefonit ia merr të dëmtuarit edhe shumën e të hollave prej 107 euro”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori