LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca e Speciales, kalimi i dosjes së çështjes Mustafa te trupi gjykues pritet të ndodh me 30 prill

Përfundon seanca e Speciales, kalimi i dosjes së çështjes Mustafa te trupi gjykues pritet të ndodh me 30 prill

E plotësuar: Ka përfunduar seanca për ecurinë e çështjes ndaj Salih Mustafës.

Mbrojtja e tij ka bërë të ditur se materiali nga hetimet dhe inpekstimet e mborjtjes do të kalojë tek trupi gjykues më së voni më 30 prill.


Pas përfundimit të seancës për ecurinë e çështjes ndaj Mustafës, gjykatësi i Gjykatës Speciale Nicolas Guillou, tha se kalimi i dosjes në këtë çështje te trupi gjykues pritet të ndodh me 30 prill.

Ai deklaroi se pasi dëgjoi palët për kalendarin e propozuar, lëshon urdhrin që deri me 16 prill, mbrojtja urdhërohet të njoftojë ZPS-në për alibinë dhe të nxjerr çdo material tjetër të mundshëm në bazë të rregullit 104 (1) (a).

Sipas tij, nëse mbrojtja dëshiron t’i drejtohet gjykatësit me ndonjë kërkesë për masa mbrojtëse lidhur me këtë material, këtë duhet ta bëjë deri me 18 mars

Me 6 prill, mbrojtja është urdhëruar të dorëzojë çdo kërkesë për masa mbrojtëse për dëshmitarët alibi dhe jo alibi.

Tutje, ai tha se deri me 16 prill, mbrojtja ftohet të parashtrojë dosjen paraprake, ndërsa kalimi i dosjes së çështjes në trupit gjykues pritet që të ndodh në 30 prill.

“Gjithashtu dëshiroj të organizoj çështjet lidhur me shqyrtimin tjetër të paraburgimit duke lëshuar urdhra gojore. Mbrojtja e Mustafës duhet të paraqes parashtrime nëse ekzistojnë apo jo arsyet për vazhdimin e paraburgimit deri 11 mars, ZPS mund të përgjigjet deri me 17 mars”, ka thënë ai. /Telegrafi/

—-

Ekipi mbrojtës i Salih Mustafës vjen në Kosovë më 19 mars

E plotësuar: Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, ka deklaruar se do të vijë në Kosovë për misionin e tij më 19 mars dhe do të qëndrojë deri më 5 prill.

Von Bone shtoi se misioni tjetër në Kosovë do të filloj më 16 prill deri më 23 prill.

Ai shtoi se i duhet kohë për të finalizuar projektin e tyre për dëshmitarët.

Ndryshe seanca është ndërprerë për 10 minuta pauzë, pastaj do të vazhdohet me seancë të mbyllur. /Telegrafi/

—-

Prokuroria: Jemi të gatshëm të nisim procesin gjyqësor ndaj Mustafës

E plotësuar: Prokurori i ZPS-së, ka thënë se prokuroria ka përfunduar nxjerrjen e provave.

Prokurori theksoi se lidhur me provat shfajësuese, ato i kanë vënë në dispozicion të mbrojtjes.

“ZPS e ka përfunduar nxjerrjen e provave. Lidhur me provat shfajësuesi, dje i kemi vendosur në dispozicion mbrojtjes”, u shpreh prokurori.

Ai shtoi se ZPS-ja është e gatshme për të filluar procesin gjyqësor.

Mbrojtja e Mustafës, avokati Julius Von Boné, ka deklaruar se për përgatitjet, 6 prilli nuk do ishte datë e duhur për përmbushjen e aktiviteteve.

“Do sugjeroja që ta shtynim këtë afat por përpara afatit për dosjen paraprake. Unë do kërkoja për 16 prillin, meqë është datë për vendosjen paraprake. Konferenca e ardhshme do të ishte mirë të mbahej nga fillimi i majit. Ekipi do ishte i pranishëm në seancë, përfshirë edhe klienti im”, ka thënë ai./Telegrafi/

—-

Nis seanca për ecurinë e çështjes ndaj Salih Mustafës

Ka filluar konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte.

Nga Gjykata është bërë e ditur se Mustafa nuk është pjesë e kësaj konference.

Muaj më parë, Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori