LAJMI I FUNDIT:

U përfol si kandidat për Kryetar të Bashkisë së Torinos, Marchisio zbulon të vërtetën

U përfol si kandidat për Kryetar të Bashkisë së Torinos, Marchisio zbulon të vërtetën

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka mohuar se ai do të dalë në zgjedhje për Kryetar të Bashkisë së Torinos.

35-vjeçari u tërhoq nga futbolli në vitin 2019 dhe është pa angazhim tash e rreth dy vite.

Disa raporte në Itali kishin pohuar se ai ishte gati të kandidonte për Kryetar të Bashkisë së Torinos, qytetit ku ai lindi dhe u rrit.


Megjithatë, është vet Marchisio, i cili ka mohuar një gjë të tillë me anë të rrjeteve sociale.

“Mendoj se është e pabesueshme që duhet të komentoj mbi këto absurditete. Politika është një gjë serioze. Prandaj, ju lutem, tregohuni serioz”, ka shkruar Marchisio.

Ish-lojtari i Italisë shënoi 37 gola në 389 ndeshje me Zonjën e Vjetër dhe fitoi 15 trofe me Bianconerët gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori