Zhbllokimi i punës së kuvendit, përkatësisht kalimi i ligjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e krizës së pandemisë, mbetet sfidë për shumicën e brishtë prej 62 deputetësh të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se ekzekutivi të mërkurën mori besimin e kuvendit, për të vazhduar punën.
Votimi i së mërkurës për votëbesimin ndaj qeverisë u iniciua nga vetë kryeministri Zaev, pasi siç deklaroi ai, ky mocion kishte për qëllim që të përgënjeshtronte pretendimet e opozitës maqedonase se kjo e fundit ka siguruar numrat për ta rrëzuar Qeverinë Zaev.
Gjatë votimit, partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM lëshoi sallën, pasi paraprakisht kishte thënë se Zaevi e ka iniciuar votimin me procedurë të përshpejtuar, nga frika që të përballet me problemet reale, përkatësisht, siç kanë theksuar nga kjo parti, me kritikat për menaxhimin e krizës së pandemisë dhe “paaftësisë së qeverisë për të siguruar vaksinat” kundër koronavirusit.
Më herët, OBRM-PDUKM-ja kishte deklaruar se ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë Zaev.
Por, pas marrjes së besimit nga kuvendi, nga ekzekutivi maqedonas kanë thënë se tani ata mbeten të fokusuar në realizimin e masave kundër krizës, ligje të cilat duhet të miratohen në parlament. Shumë nga ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, janë bllokuar që në kohë të gjatë në organin ligjvënës.
Kryeministri Zoran Zaev të enjten tha se votimi në kuvend ka larguar një mjegull, që sipas tij, ishte krijuar për muaj të tërë se shumica parlamentare nuk ka stabilitet.
“Normalisht, me nderin që mora sa i takon besimit, mora edhe përgjegjësinë plotësuese për zhbllokimin e kuvendit. Sigurisht, me bazë ligjore, përmes rregullores, përmes debatit…. Këto ditë do të prezantoj edhe politika të reja”, deklaroi Zaev.
Por, Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumica e brishtë në kuvend, që ka Qeveria Zaev, vazhdimisht do të bëjë që të ketë sfidë sigurimin e numrave për të kaluar ligjet, edhe ato që lidhen me pandeminë, pasi edhe brenda koalicionit qeverisës mund të ketë fraksione të caktuara që mund ta kushtëzojnë kalimin e ndonjë ligji për qëllime të caktuara.
Sipas Kërzhallovskit, tani gjithçka duhet të jetë në funksion të kapërcimit të krizës së pandemisë.
“Për shkak të tekeve mund të mbetet në vendnumëro funksionimi i tërë sistemit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dy deputetë që u shkëputën për të vepruar si të pavarur nga Partia Liberale, apo deputeti Izet Mexhiti nga Bashkimi Demokratik për Integrim që duket qartazi se ka mosmarrëveshje me zëvendëskryeministrin, Artan Grubi po nga kjo parti, realisht bllokohet i gjithë sistemi me bllokimin e kuvendit”, thotë Kërzhallovski.
Drejtuesi i Institutit për zhvillim të demokracisë, Albert Musliu thotë për Radion Evropa e Lirë se vota për besimin e qeverisë, mënjanon sabotimet e vendimeve të qeverisë nga qarqe të ndryshme.
“Për një përudhë të gjatë kemi qenë të bombarduar me qëndrimin e opozitës se mund të formojë shumicë të re, gjë që krijonte pasiguri edhe te qytetarët po dhe biznesmenët lidhur me investimet. Tanimë, opozita nuk ka hapësirë për të bërë lojëra me bllokimin e punës së kuvendit me mossigurimin e kuorumit, me pretekstin se kjo përbërje qeveritare ka humbur mbështetjen e shumicës”, thotë Musliu.
Koalicioni qeverisës përbëhet nga Lidhja Social Demokrate, Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga koalicioni qeverisës janë larguar dy deputetë të Partisë Liberale.
Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të iniciohet debat për mosbesim ndaj qeverisë, vetëm nëse opozita siguron nënshkrimet e 61 deputetëve nga 120 sa ka kuvendi./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet