Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈ (AUV) ka ndërmarr një aksion në qytetin e Prizrenit për largimin nga tregu të mishit dhe produkteve të mishit pa kritere dhe dokumentacionin e duhur.
Lamir Thaçi zëdhënësi i AUV-së tha për KP se kjo Agjenci sot ka konfiskuar rreth 800 kilogramë mish që nuk i plotësuan kushtet për tregtim.
Ai tha se asgjësimi i këtyre produkteve do të bëhet në ditët në vijim.
“Në një̈ koordinim të plotë të inspektorëve veterinarë të AUV-së dhe inspektorëve lokalë të komunës së Prizrenit u inspektuan të gjitha mishtoret në këtë qytet. Në secilin rast ku inspektorët hasen në mish dhe produkte mishi pa dokumentacion, i njëjti u ndalua për qarkullim (konfiskua) dhe do të asgjësohet në ditët në vazhdim. Nga ky aksion ka rezultuar me konfiskim të një sasie prej 765 kg mish dhe nënprodukte mishi (mish i freskët, mish i ndarë mekanikisht, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj) të cilat nuk i plotësonin kushtet për tregtim”, theksoi Thaçi.
Ai po ashtu tha se te një mishtore është hasur mish pa origjinë, pa dokumentacion, dhe e gjithë sasia është ndaluar për qarkullim deri në asgjësim.
“Sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore tjera, kryesisht ishin për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat trajtohen termikisht. AUV në ditët në vazhdim do të bëjë asgjësimin e gjithë sasisë së ndaluar”, tha ai.
Thaçi ka paralajmëruar se aksione të tilla do të ketë në gjithë Kosovën, për largimin nga tregu të produkteve të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Rizvanolli: 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike gjatë 2022-së
Sot u hap Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona