LAJMI I FUNDIT:

Daka: Ende s’e di arsyen pse u shndërrova në target të të gjitha fyerjeve në rrjete sociale

Daka: Ende s’e di arsyen pse u shndërrova në target të të gjitha fyerjeve në rrjete sociale

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e ka komentuar sërish deklaratën e saj ku tha që ” jam bërë personi më i urryer në tre javët e fundit”.

Ajo këto deklarata i ka bërë gjatë njërës prej mbledhjeve të KQZ-së, ku pasë edhe një përplasje me anëtarin e VV-së, Sami Kurteshi, për pranimin e votave nga diaspora.

Daka në Klan Kosova, ka thënë që ende nuk e di arsyen pse ajo u shndërrua në target të të gjitha ofendimeve në media dhe rrejte sociale.


“Thashë kështu, pasi fatkeqësisht edhe pse nuk e di arsyen, unë u shndërrova në target të të gjitha fyerjeve, ofendimeve në rrjete sociale, në media dhe gjithkund nga njerëzit e njohur dhe të panjohur; nga njerëz që s’mund ta paramendojnë se çfarë bartë procesi zgjedhor”, tha Daka.

Tutje, Daka pohoi se nuk e kupton të gjithë mllefin e opinionit për të.

“Nuk e kam ditur asnjëherë arsyen përse. Edhe sot e kësaj dite, nuk e kuptoj pse i gjithë mllefi i opinionit është kthyer në një person dhe unë jam shndërruar në personin në të cilin dikush, e ka ngërthyer të gjithë fushatën dhe e ka mbështetur të gjithë fushatën e tij kundër meje. Nuk kisha dashtë me personalizu, pasi dihet shumë qartazi në opinion se kush ka drejtuar gishtin vazhdimisht nga unë, edhe pse sot nuk e kuptoj pse –në”, ka thënë Daka duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Kalo në kategori