LAJMI I FUNDIT:

Kurti për Gjykatën Speciale: Është e imponuar, UÇK-ja ka bërë luftë të pastër

Kurti për Gjykatën Speciale: Është e imponuar, UÇK-ja ka bërë luftë të pastër

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për media në Tiranë ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se kjo gjykatë është e imponuar dhe është një etnike.

“Gjykata Speciale në Hagë është e imponuar nga jashtë dhe është gjykatë një etnike. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës”, u shpreh Kurti.


Ai shtoi se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

“UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Nëse ka pretendime nga ndërkombëtarët për individë të UÇK-së do të kemi një sistem të ri të reformuar të drejtësisë që do t’i trajtoj me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Ai theksoi se ne jemi me ushtarët e UÇK-së dhe ata janë me popullin e Kosovës.

Kurti më tej shtoi se me qeverisjen e tyre të re dhe me procesin e Vettingut, do të rregullojnë imazhin e Kosovës dhe do të sjellin drejtësi për qytetarët.

“Me qeverisjen tonë të re me procesin e Vettingut, edhe do të zvogëlojmë gjysmë milioni lëndë që kanë mbetur në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë , por do të rregullojmë edhe imazhin e Kosovës duke sjellë drejtësi për qytetarët dhe me gjykatat tona normale do ti trajtojmë pretendimet ndaj kujtdo qofshin”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori