LAJMI I FUNDIT:

Mustafa në takim me Lajçakun: Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm

Mustafa në takim me Lajçakun: Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm

​Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak sot është takuar edhe me krun e LDK-së, Isa Mustafën.

Kryetari i dorëhequr i LDK-së me këtë rast falënderoi diplomatin sllovak për bashkëpunimin dhe e njoftoi rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

“Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstruktiv, që do të sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm. Orientimi ynë mbetet ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me aleatët tonë perëndimorë”, u shpreh Mustafa.


Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai është takuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe me liderë të partive politike. Pas përfundimit të vizitës, diplomati sllovak do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi dhe Serbi. /Telegrafi/