LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Besoj se marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të përfundojë gjatë mandatit të Kurtit e Osmanit, nuk shoh pengesë për këtë

Lajçak: Besoj se marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të përfundojë gjatë mandatit të Kurtit e Osmanit, nuk shoh pengesë për këtë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nuk sheh asnjë pengesë që dialogu mes Kosovës e Serbisë të mos përfundojë gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. 

Lajçak u shpreh se nuk mendon se ky është një proces që mund të marrë vite për të përfunduar, por që gjithsesi siç theksoi ai, duhet të ketë vullnet për dialog nga të dy palët.

“Dua të ju them se do të vazhdojmë, sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të jenë të gatshme. Kjo çështje mund të përfundojë në disa muaj, por nuk është çështje vitesh. Nuk është mbi ne që ta shpejtojmë këtë çështje. Nuk do të ngutemi, U takon Kosovës e Serbisë që të vendosin sa shpejt duan të vazhdojnë, nëse duan të takohen në baza javore apo mujore. Ne nuk presim të zgjasë 3 apo 5 vjet nëse ka vullnet për këtë proces”, tha ai.


Lajçak foli edhe për hartën e cila ishte e vendosur në zyrën e tij, për të cilën tha edhe njëherë se është harta zyrtare e BE-së.

“Sa i përket hartës, besoj se kam sqaruar deri më tash. Një zyrtar i BE-së, mund të përdorë vetëm një hartë që është zyrtare nga BE-ja,  kjo është harta që na e kanë dhënë nga BE-ja. Aty është e qartë se ka një vijë ndarëse mes Kosovës e Serbisë. Kjo është edhe një dëshmi se duhet të ketë dialog, që të jetë harta e njëjtë, në fund të dialogut edhe në Prishtinë edhe në Beograd edhe në Bruksel. Besoj se mund ta përfundojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse gjatë mandatit të zotit Kurti dhe zonjës Osmani. Nuk shoh pengesa në këtë rrugë”, tha Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori