LAJMI I FUNDIT:

NPK: Edhe disa ditë do të punohet për rregullimin e problemit me ujin në Tetovë

NPK: Edhe disa ditë do të punohet për rregullimin e problemit me ujin në Tetovë

“Për shkak të rrëshqitjes së tokës prej para disa ditëve do të nevojiten edhe disa ditë të përfundojë vendosja tubacionit të gjatë rreth 60 metra në vendin Leshnicë, me qëllim që të mundësohet funksionaliteti i ri i sistemit të furnizimit me ujë”.

Kështu thonë nga Ndërmarrja publike komunale “Tetovë”, në lidhje me mungesën e ujit. Me këtë, në Tetovë do të tejkalohet periudha prej një javë ku banorët kanë furnizim të vështirësuar me ujë dhe kufizime.


“Edhe pse të premten dhe të shtunën kishte përfunduar sjellja e tre pjesëve prej 60 metra tubacion ai nuk mund të shfrytëzohet për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe me atë të tubave. Vendi është me baltë dhe e vështirëson punë me ekskavatorë. Duhet të bëjmë bazë të re dhe më të mirë për vendosje të tubacionit të gjatë 60 metra dhe të bashkohet me sistemin e furnizimit me ujë. Punët do të duhet të zgjasin edhe disa ditë”, informon Lulzim Shaqiri, udhëheqës i njësisë së punës “Ujësjellës dhe kanalizim” pranë NPK Tetovë.

Ai shtoi se edhe më tutje mbesin në fuqi kufizimet në furnizimin me ujë për shkak të 200 litra ujë të pamjaftueshme nga sistemi i vjetër dhe puset. Furnizimi me ujë është në ndërprerje nga mesnata deri në orën 05:00, pastaj nga ora 08:30 deri në 11:00 dhe nga 15:00 deri në 18:00.

Të martën e kaluar ishte evidentuar problemi prejse 60 metra tubacion nga sistemi i ri i furnizimit ishte shkatërruar nga rrëshqitja e tokës për shkak të së cilës Tetova mbeti pa 150 litra ujë në sekondë.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori