Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me vizitën e të dërguarit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
KMDLNJ thekson se vizita e Lajçak në Kosovë do të duhej të pritej me protesta, ndërsa politikanët, shoqëria civile do të duhej ta refuzonin takimin me të.
Lexoni të plotë postimin e Këshillit….:
A po vjen Lajçak me “thika mbi harta“ në Kosovë apo si “ndërmjetësues”?!
Përfaqësuesi i BE –së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do ta bëjë shëtitjen e radhës në Ballkan duke vizituar fillimisht Kosovën, të hënën më 1.03.2021 ku ka planifikuar të qëndrojë 3 ditë për t’u takuar me Albin Kurtin, kryetar i LV–së dhe fitues i zgjedhjeve, kandidat për kryeministër të ardhshëm dhe pastaj me Aleksandar Vuçiqin, kryetar i Serbisë.
Lajçak sikur edhe Borell, janë bartës të dy posteve me rëndësi të veçantë për mbarëvajtjen dhe suksesin e bisedimeve Kosovë – Serbi dhe janë nga dy shtete, jo që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por, kurdo që iu është dhënë rasti janë deklaruar kundër duke pasur qëndrim paternalist dhe anues ndaj Serbisë.
Në reagimet e pakta nga pala kosovare, kryesisht nga shoqëria civile, Borell dhe Lajçak kanë deklaruar se ata ndonëse janë nga shtetet mohuese të pavarësisë së Kosovës, e përfaqësojnë politikën e BE-së e që na kanë vënë para një dileme; a është qëndrim i vetëm 5 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e që përfaqësohen nga dyshi Lajçak dhe Borell apo qëndrim i BE-së, ndonëse pjesa më e madhe e shteteve e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Borell haptas flirton me forcat që e përkrahin ndryshimin e kufijve dhe ashpër e kundërshton pavarësinë e Kosovës kurse Lajçak, ndryshe flet në Prishtinë dhe posa ta kalon kufirin e Kosovës me Serbinë nuk e keni të qartë a po flet Miroslav Lajçak apo Aleksandar Vulin për faktin se deklaratat i kanë të njëjta.
Po ky Lajçak mundohet ta relativizojë rolin e SHBA –ve në këtë dialog i cili, deri më tani ka qenë dialog midis Serbisë dhe BE-së kurse, pas vizitës së fundit deklaroi se Kushtetuta e Kosovës nuk është e shenjtë dhe ajo duhet të ndryshojë për formimin e Zajednicës–Bashkësisë së komunave të Serbisë në Kosovë apo edhe ndryshimit të kufijve.
Në konferencën për media, para se të vizitojë Ballkanin, Miroslav Lajçak doli para gazetarëve në një zyrë ku prapa krahëve të tij ishte varur një hartë gjeografike ku Kosova ishte në kuadër të Serbisë, e ngjashme me hartat e Aleksandar Vuçiqit, Ivica Daçiqit dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Nga Kosova pati reagime që, duket se as që i bënë përshtypje Mirosllav Lajçak dhe, me gjasë as vet BE –së për faktin se zëdhënësi Petar Stano, jo që nuk u distancua nga ky piraterizëm gjeografik dhe politik i Lajçak por se “ia trashi lëngun” duke thënë se pikërisht kjo hartë na bënë të qartë domosdoshmërinë e vazhdimit të bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis dy vendeve…
Askush nuk u distancua dhe lëre më të kërkojë falje për këtë diversion të Miroslav Lajçak që, pa një distancim të qartë dhe kërkimfalje publike, po del se ky veprim i “sllovakut fluturues“, nuk qenka veprim personal por i vet BE –së. Aq më parë që vet BE–e , përkundër faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, në mënyrë flagrante po ia shkelë të drejtat elementare të njeriut, të drejtën e lirisë së lëvizjes, njërën ndër vlerat kryesore identifikuese të vet BE-së.
Duket se liberalizimi i vizave për Kosovën, ndonëse nuk thuhet qartazi nga BE–ja, prapavijën e refuzimit apo të lejimit e ka te arritja e një marrëveshjeje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë , me kompromise (nuk thuhet cilat janë ato) dhe pa e kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës.
Deri më tani, Mirosllav Lajçak nuk ka kërkuar falje për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë, prandaj veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzojnë çdo takim me te deri sa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim.
Me, po të njëjtin Lajçak nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave të cilët do të duhej ta injoronin këtë vizitë të një “ndërmjetësuesi“ krejtësisht të anshëm, që e dëmton rëndë procesin e bisedimeve.
Gjithashtu, në çdo vend ku ka vetëdije të lartë shtetformuese, njerëzore, politike dhe kombëtare, Mirolslav Lajçak do të pritej me protesta të fuqishme, në çdo vend ku ka planifikuar takime.
Duke e injoruar realitetin e krijuar në Kosovë të cilin, Lajçak po bënë përpjekje ta deformojë skajshmërisht, po krijon një presedan të rrezikshëm dhe dekurajues për ndërtim të paqes së qëndrueshme në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe Kosova i ka kaluar të gjitha tmerret për të lejuar që një përfituese politik, si puna e Lajçak të bëjë ekzibicione të tilla.
Albin Kurti por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës, pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta, pa kërkimfalje publike, në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vet pjesë të skenarit Lajçak. Faturat tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë, nën ombrellën e BE –së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj