LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë e përbashkët e Agim Ademit dhe Eroll Salihut

Deklaratë e përbashkët e Agim Ademit dhe Eroll Salihut

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një reagim në lidhje me atë që u aludua se kryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kishin një përplasje mes vete.

Aty bëhet e ditur se situata në instancën më të lartë të futbollit kosovar situata është e qetë dhe nuk ka ndodhur asnjë përplasje.


Ky reagim vije i përbashkët nga Ademi dhe Salihu që sqarojnë se mes tyre ekziston një raport i mirë dhe nuk ka asnjë përplasje mes tyre.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e përbashkët të lëshuar nga kryetari dhe sekretari i FFK-së (pa ndërhyrje):

Ditën e djeshme në njërin nga portalet vendore u publikua një artikull me titull “Plas grushti: Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrahën mes vete në zyrat e FFK-së”. Nuk e kishim ndërmend që t’i reagonim fare këtij portali, pasi synimi i tij i vazhdueshëm ka qenë të faktorizohet pikërisht me lajme të rreme dhe negative në raport me FFK-në, por fakti që opinioni dhe dashamirët tanë të shumtë u shqetësuan nga një artikull i tillë, e i cili u plasua edhe në disa portale tjera, na bëri që të sqarojmë opinionin si vijon:

Ju bëjmë me dije se në Federatë nuk ka ndodhur asnjë përplasje. Ne ishim njëri në vizitë pune në Gjermani, e tjetri në pushim me familjen. Sa i përket gjoja se ka plasur grushti ndërmjet nesh, ajo jo që nuk ka ndodhur, por nuk do të ndodhë asnjëherë.

Ne, mund të kemi debate ndërmjet veti dhe shpesh kemi pasur edhe mendime ndryshe, por gjithmonë mospajtimet tona janë zgjidhur brenda institucionit, ku çdo herë jepet dhe dëgjohet mendimi i gjithsecilit dhe në fund nxirret solucioni më i mirë.

Mund të ndodhë që debatet tona ndonjëherë të jenë edhe më tone më të larta, por ato thjesht janë pjesë e punës së përditshme dhe asnjëherë nuk vijnë në shprehje ofendimet apo gjërat që janë munduar të na i mveshin.

Ne, përveç se jemi në pozicionet drejtuese të FFK-së, si kryetar dhe sekretar i përgjithshëm, ka 15 vjet e më shumë që punojmë bashkërisht për futbollin dhe mbi të gjitha jemi shokë.

Prandaj, shkrimet për përplasje fizike janë absurde dhe rrena që i sajon një portal, i cili gjithmonë në raport me FFK-në nxjerr vetëm të pavërteta dhe gjëra negative.

Me këtë rast, kërkojmë nga të gjithë dashamirët tanë por edhe opinioni i gjerë që të mos të bien pre e këtyre lajmeve dhe njëherësh u kërkojmë falje për shqetësimin, por thjesht nuk dëshironin ta faktorizonim këtë portal për një të pavërtetë të tillë.

Ne, do të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për t’i realizuar objektivat tona të FFK-së, për aq kohë sa do ta kemi mbështetjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në futboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori