LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet zbardhja e vrasjes së Qerim Kelmendit

Kërkohet zbardhja e vrasjes së Qerim Kelmendit

Në njëvjetorin e vrasjes së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit, po kritikohen institucionet të cilat nuk kanë arritur ende të zbardhin këtë rast. Për Kelmendin po thuhet se i mbijetoi luftës por jo edhe paqes.

Në akademinë përkujtimore, veprimtari Binak Ulaj tha se pikëllimi për mungesën e tij fizike po shtohet, kur dihet se si u gjet i vrarë Qerim Kelmendi.

“Si ndodhë që edhe 20 vjet pas luftës te vritet ai në mënyrë mizore dhe të digjet. tani për tani kjo pyetje mbetet pa përgjigje. Liria çfarë kemi sot nuk është liria çfarë e kanë projektuar ideatorët dhe themeltarët e UÇK-së. Kjo qëndresë e tij nuk ishte e rastësishme”, tha ai.


Ulaj duke folur për kontributin e Kelmendit në luftë, theksoi se i njëjti ka mbrojtur vlerat e UÇK-së. Ai ka përmendur edhe keqpërdorimet që janë bërë në emër të meritave të luftës.

“Veprimet e tilla nuk mund të jenë frymëzim për brezat e ardhshme. Nëse ikja vazhdon në këtë masë, shtrohet pyetja se për çka kemi luftuar”, ka shtuar ai.

E kryetari i Shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Bislimi theksoi se Kelmendi i shpëtoi luftës, por jo edhe e paqes.

“Nuk kemi shtet se ka aftësi për të zbuluar vrasësit e Kelmendit edhe pas një viti. Kjo është e dhimbshme dhe ndajmë dhimbjen me gjithë bashkëluftëtarët e tij. Sot bashkë me familjen Kelmendi jemi shumë krenarë që patëm fatin ta kujtojmë Qerim Kelmendin”, tha ai.

Një vit ma parë, Qerim Kelmendi u vra me breshëri automatiku dhe trupi i tij u gjetë i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori