LAJMI I FUNDIT:

Edhe një kompani private ofron të rregullojë problemin me ashensor në Shtëpinë e të Moshuarve

Edhe një kompani private ofron të rregullojë problemin me ashensor në Shtëpinë e të Moshuarve

Pas raportimit të Telegrafit, se në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë banorët që janë me karroca nuk mund të dalin jashtë për shkak se nuk ka një ashensor të duhur për ta, kompani vendore janë paraqitur në dhe ka shprehur interesimin për ta rregulluar atë.

Në orët e mbrëmjes, Liridon Gjinovci nga kompania “Andrra Ashensor” ka telefonuar në redaksinë e Telegrafit, duke ofruar shërbimet e kompanisë për të rregulluar këtë problem.

Gjinovci ka deklaruar se nëse ende askush nuk e ka marrë përsipër zgjidhjen e këtij problemi, ata janë të gatshëm të kontribuojnë.


Gjithashtu edhe kompanitë “Hymeri Elevators” dhe “Mjeshtri” kanë thënë se janë të gatshëm ta mirëmbajnë ashensorin pa pagesë për një vit.

Thirrja e qytetarit në karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë: Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregulluar ashensorin
Lexo po ashtu Thirrja e qytetarit në karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë: Kemi mbetur të mbyllur që një vit, nuk e kanë rregulluar ashensorin

Menaxheri për riparime në kompanitë e lartë cekura, Fatos Maloku, konfirmoi për Telegrafin, se kanë dërguar në Shtëpinë e të Moshuarve një ekip që ta bëjnë edhe ndërtimin e tij, por që tashmë një ekip tjetër ka nisur rregullimin e ashensorit.

Telegrafi raportoi për problemin me ashensor në Shtëpinë e të Moshuarve, kompania vendore shprehet e gatshme ta riparojë
Lexo po ashtu Telegrafi raportoi për problemin me ashensor në Shtëpinë e të Moshuarve, kompania vendore shprehet e gatshme ta riparojë

“Kompania Hymeri Elevators L.L.C dhe Mjeshtri SH.P.K do të mirëmbajë ashensorin për një vit”, tha Maloku.

Ndryshe sot pas raportimit për herë të dytë të Telegrafit kanë ndodhur edhe lëvizje të reja.

Siç merr vesh Telegrafi pas raportimeve që janë bërë për problemet në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë për ashensorin, tashmë ekipet kanë filluar punën dhe pritet ta finalizojnë atë brenda javës që vjen.

Në këtë shtëpi, banorët që kanë qenë me karroca nuk kanë mundur të dalin jashtë për më shumë së një vit. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte premtuar që do ta rregullonte këtë problem në vitin 2020 por që kishte dështuar ta realizonte premtimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori