LAJMI I FUNDIT:

Eksperienca jo të mira mësimore të nxënësve gjatë pandemisë

Eksperienca jo të mira mësimore të nxënësve gjatë pandemisë

Prej vitit të kaluar kur ka filluar në vendin tonë, pandemia ka shkaktuar probleme në sistemet arsimore.

Edhe në Gjimanzin “Bedri Pejani” në Pejë mësimi është organizuar me turne të caktuara sipas udhëzimeve të institucioneve arsimore dhe atyre shëndetësore.

Disa prej nxënësve tregojnë eksperiencat e tyre gjatë kësaj kohe.


“Kemi pasur vështirësi pasi që ishte hera e parë që mësimi organizohet në një sistem të tillë. Vlerësimi ka qenë korrekt nga ana e profesorëve”, shprehet për RTV Dukagjinin, nxënësja Vlera Muhaxheri.

“Prej një viti jemi duke mbajtur mësim të ndarë në dy grupe. Një javë në shkollë e një javë online. Nuk është keq në bazë të mundësive që i kemi. Mendojmë se do të ishte më mirë të kalonte pandemia dhe të kthehemi të gjithë në klasë. Po është më vështirë edhe për mësimdhënësit edhe për neve nxënësit”, thotë nxënësja tjetër Rona Kingji.

“Kjo eksperiencë është më negative se që ishte më parë. Për mua personalisht pandemia ka ndikuar negativisht në mësime”, thotë nxënësi Jon Bytyçi.

Edhe mësuesi i Gjeografisë Ruzhdi Blakaj thotë se gjatë pandemisë ka rënë niveli i mësim nxënies.

“Pandemia ka rritur analfabetizmin funksional. Kur fillojmë me nën pyetje e shohim që përgatitja e nxënësve me mësim online ka qenë më e dobët”.

Sipas Blakajt prej se nxënësit janë kthyer në shkolla vërehet një përmirësim  në mësim nxënie.

Mësimdhënësi i Kimisë Haki Veselaj, thotë se në këtë situatë rol ka pasur edhe gjindshmëria e nxënësve.

“Pandemia ka qenë një sfidë edhe për ne si mësimdhënës. Për shkak se ka qenë e papritur edhe neve si mësimdhënës na ka zënë të papërgatitur. Unë besoj se mësimi ka shkuar shumë më mirë se që e kemi pritur”.

Drejtori i shkollës, Musa Nikçi tregon vështirësitë më të cilat është përballë procesi mësimorë.

“Jo vetëm ne si shkollë por edhe si republikë, pandemia e ka goditur këtë sistem sepse kemi qenë të papërgatitur…Në nivelin komunal rreth 25% e nxënësve nuk e kanë ndjekur mësimin online. Por në shkollën tonë mbi 90% e kanë ndjekur mësimin online”, tregon drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori