LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca e 11 të akuzuarve për keqpërdorime të subvencioneve – mbrojtja kundërshton paraburgimin

Përfundon seanca e 11 të akuzuarve për keqpërdorime të subvencioneve – mbrojtja kundërshton paraburgimin

Ka përfunduar seanca dëgjimore e 11 të akuzuarve për keqpërdorime me subvencione bujqësore.

Pas seancës, Behar Ejupi, avokat i Pajtim Krasniqit që akuzohet për dy vepra penale, tha para mediave se kanë kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës për paraburgim, transmeton Telegrafi.

“Tani sapo ka përfunduar seanca e dëgjimore lidhur me kërkesën që ka ushtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit edhe për klientin tim, Prokuroria pretendon se klienti im ka kryer dy vepra penale, dhënie e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare. Konsideron se ka prova të mjaftueshme, mbrojtja ka kundërshtuar këtë. Ndërsa kolegët tjerë po ashtu kanë kundërshtuar masën e paraburgimit. Tash Gjykata do të vendos”, tha ai.


Avokati tha se nuk janë plotësuar kushtet për paraburgim.

“Kemi kërkuar që nëse merret ndonjë masë, të jetë që të paraqiten një herë në javë në stacion policor”, tha ai.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka kërkuar caktimin e paraburgimit për 11 të arrestuarit nga bastisjet e djeshme.

“Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Nga kjo bastisje e realizuar janë konfiskuar: rreth 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë”, thuhet në njoftimin për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori