LAJMI I FUNDIT:

Bloomberg: Raporti i Inteligjencës amerikane zbulon se “Princi i Kurorës Saudite, i përfshirë në vrasjen e Khashoggit”

Bloomberg: Raporti i Inteligjencës amerikane zbulon se “Princi i Kurorës Saudite, i përfshirë në vrasjen e Khashoggit”

Një raport i inteligjencës amerikane që pritet të deklasifikohet të premten implikon Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në miratimin e vrasjes së kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi, sipas një personi të njohur me gjetjet e raportit, shkruan Bloomberg.

Sipas Bloomberg, , përcjell Telegrafi, raporti është i ndërtuar në të dhënat e klasifikuara nga CIA dhe agjencitë e tjera pas vrasjes së Khashoggi në tetor të vitit 2018 brenda konsullatës Saudite në Stamboll, sipas personit, i cili foli në kushte anonimiteti sepse raporti nuk është lëshuar ende.

Gjithsesi, shkruan ky medium, nuk ishte menjëherë e qartë se sa detaje do të ofrojë versioni i deklasifikuar i raportit mbi rolin e Princit Mohammed.


Vendimi për lëshimin e raportit, i përpiluar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, pasqyron vendosmërinë e administratës Joe Biden për të “rikalibruar” marrëdhëniet me Arabinë Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftës, mbi të dhënat e saj për të drejtat e njeriut.

Dhe para botimit të raportit, presidenti Joe Biden mbajti një telefonatë të enjten me Mbretin Salman të Arabisë Saudite.

Biden diskutoi mbi sigurinë rajonale dhe përpjekjen e ripërtërirë të SHBA-së dhe të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Jemen.

Ai gjithashtu “pohoi rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë të drejtave universale të njeriut dhe sundimit të ligjit”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Princi Mohammed ka mohuar çdo përfshirje në vrasje, ndërsa tha se ai pranon përgjegjësi simbolike si sundimtari de facto i vendit.

Zyrtarët sauditë kanë thënë se vrasja u krye nga agjentë mashtrues të cilët janë ndjekur penalisht.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, nuk ka pranuar të komentojë kur u pyet në lidhje me raportin të enjten, por sugjeroi që SHBA po shikonte mënyra të tjera për të ndëshkuar autorët.

Ndër opsionet mund të jetë “shkurtimi” i shitjeve të armëve për Arabinë Saudite dhe vendosja e sanksioneve, tha ai pa shtjelluar më tej.

Po sipas Bloomberg, as autoritetet Saudite nuk i janë përgjigjur menjëherë një kërkese për koment mbi vendimin e Biden për të lëshuar raportin, ose mundësinë që SHBA mund të vendosë sanksione ndaj një prej aleatëve të saj më të afërt dhe më të rëndësishëm të Lindjes së Mesme.

Arabia Saudite dominon rajonin arab të Gjirit gjeografikisht, është fuqia e saj ekonomike dhe ka qenë për dekada me radhë një faktor i rëndësishëm politik në çështjet rajonale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori