LAJMI I FUNDIT:

Rreth 1 në 10 të prekur nga COVID-19 mbeten të sëmurë pas 12 javësh – ndoshta edhe shumë më gjatë

Rreth 1 në 10 të prekur nga COVID-19 mbeten të sëmurë pas 12 javësh – ndoshta edhe shumë më gjatë

Dega Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të enjten se pacientët që përjetojnë simptoma të post-covid edhe më tej duhet të dëgjohen dhe pasojat afatgjata duhet të bëhen një përparësi nga autoritetet shëndetësore.

“Ata që vuajnë pasojat edhe pas COVID-19 duhet të dëgjohen nëse duam të kuptojmë pasojat afatgjata dhe rimëkëmbjen nga COVID-19. Kjo është një përparësi e qartë për OBSH-në dhe e një rëndësie të madhe – dhe duhet të jetë për çdo autoritet shëndetësor”, ka thënë Hans Kluge, drejtori rajonal për OBSH Evropë, gjatë një konference për shtyp, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërsa disa studime kanë filluar të hedhin dritë mbi sëmundjen, është ende e paqartë pse disa pacientë me Covid-19 vazhdojnë të shfaqin simptoma për muaj, duke përfshirë lodhjen, “kthjelltësinë”, si dhe çrregullimet kardiake dhe neurologjike.


“Barra është reale dhe është e konsiderueshme. Rreth një në 10 të sëmurë nga Covid-19 mbeten të sëmurë pas 12 javësh dhe shumë më gjatë”, citohet të ketë thënë Kluge.

OBSH në Evropë u bëri thirrje vendeve dhe institucioneve evropiane që “të bashkohen si pjesë e një axhende të integruar kërkimore”, duke harmonizuar mjetet e mbledhjes së të dhënave dhe protokollet e studimit.

Drejtori rajonal gjithashtu tha se ai do të bashkonte 53 vendet anëtare të rajonit Evropian të OBSH-së, duke përfshirë disa vende në Azinë Qendrore, “për të përcaktuar një strategji rajonale”.

Në fillim të shkurtit, OBSH organizoi seminarin e parë virtual kushtuar të ashtuquajturit “Long Covid”, me qëllim që ta përcaktojë siç duhet, t’i japë një emër zyrtar dhe të harmonizojë metodat për studimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori