Gallup: Qytetarët e Maqedonisë konsiderojnë se SHBA, Rusia dhe Kina do të jenë superfuqitë në dekadën e ardhshme
![Gallup: Qytetarët e Maqedonisë konsiderojnë se SHBA, Rusia dhe Kina do të jenë superfuqitë në dekadën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/09/Shkupi-4-me-llogo-780x439.jpg)
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut konsiderojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina do të jenë superfuqi në dekadën e ardhshme, sipas rezultateve të fundit të hulumtimit të Gallup International të titulluar “Fundi i vitit”.
Kur u pyetën “cila nga fuqitë e mëposhtme do të jetë superfuqi në vitin 2030”, 65 për qind e qytetarëve në vend u përgjigjën se do të jetë Rusia, 60 për qind u përgjigjën se do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa 57 për qind thanë se Kina do të jetë superfuqi në fund të kësaj dekade.
Gjithsej prej 29 për qind e të anketuarve thanë se Bashkimi Evropian do të ishte superfuqi, 36 për qind thanë se do të ishte Japonia, 26 për qind thanë se do të ishte Britania e Madhe dhe pesë për qind thanë se do të ishte India.
Kur u pyetën “çfarë mendoni për politikat ndërkombëtare të katër superfuqive të ardhshme – nëse politikat e tyre stabilizojnë ose destabilizojnë botën”, 43 për qind thanë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po stabilizojnë botën, 30 për qind për Rusinë, 20 për qind për Kinën dhe 43 për qind për BE-në.
Gjithsej prej 56 për qind thanë se Kina po destabilizonte botën, 54 për qind thanë se këtë po e bënte Rusia, 48 për qind SHBA-ja dhe 37 për qind për BE-në.
Në Maqedoninë e Veriut, hulumtimi u krye nga BRIMA me sondazh telefonik me shembull përfaqësues prej 500 të anketuarve.
Hulumtimi në mbarë botën përfshiu 44 vende të botës dhe më shumë se 42.000 qytetarë të rritur.
Pesëdhjetë e gjashtë për qind e njerëzve në të gjithë botën bien dakord që në vitin 2030, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë superfuqi.
Në nivel global, konkluzionet dhe hipotezat janë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina – të cilat janë superfuqitë më të mëdha tani, pritet të vazhdojnë të jenë të tilla në dekadën e ardhshme, por gjithashtu konsiderohen faktor kryesor destabilizues në të gjithë botën. Rusia nuk është përjashtim, por krahasuar me dy vjet më parë, ajo shkakton më pak frikë, ndërsa Kina i rrit ato. BE-ja konsiderohet si faktori më stabilizues, por nuk pritet të jetë më në mes superfuqive, sipas Gallup International.
“Për dhjetë vitet e ardhshme, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten fuqitë kryesore – sipas shumicës së qytetarëve të anketuar në të gjithë botën. Rusia gjithashtu shihet si superfuqi në të ardhmen e afërt, por me më pak siguri. Bashkimi Evropian nuk do të luajë më rol qendror ndërkombëtar – të paktën jo si superfuqi. E njëjta gjë vlen edhe për Britaninë e Madhe. As India dhe as Japonia nuk perceptohen si superfuqi të ardhshme globale. Në vitet e fundit, ndikimi politik i Kinës ka marrë vëmendje në rritje në të gjithë botën. Tensionet tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve të fundit kanë provuar se Kina ka riafirmuar pozicionin e saj si lider në hartën politike”, thekson Gallup.
Sipas pjesës më të madhe të anketuarve në të gjithë botën, BE-ja nuk do të jetë mes superfuqive. Një e treta, megjithatë, beson ndryshe. Njerëzit në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine janë më optimistë për rëndësinë e BE-së në nivel ndërkombëtar. Vetë evropianët, veçanërisht qytetarët e vendeve të BE-së perëndimore, duket se janë më skeptikë, shtoi sondazhi i Gallupit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të vazhdojnë të jenë superfuqi, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve në të gjithë botën, por në të njëjtën kohë konsiderohet forca më destabilizuese. Më shumë se gjysma e të anketuarve në të gjithë botën mendojnë kështu. Një e treta e ndajnë mendimin e kundërt, ndërsa pjesa tjetër nuk e dinë. Pjesa më e madhe e njerëzve në të gjithë botën mendojnë se politika e Rusisë është gjithashtu mjaft destabilizuese.
Sipas hulumtimit, perceptimet e Kinës në të gjithë botën janë identike me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë – rreth gjysma e të anketuarve e shohin vendin si faktor ndërkombëtar destabilizues, ndërsa një e treta thotë se Kina është mjaft stabilizuese.
Hulumtimet tregojnë se derisa nuk pritet të mbetet superfuqi për dhjetë vitet e ardhshme, BE-ja është superfuqia e vetme e vlerësuar aktualisht si mjaft stabilizuese – shumica e përgjigjeve në të gjithë botën janë në favor të këtij këndvështrimi. Dy në pesë njerëz mendojnë se Bashkimi Evropian është faktor stabilizues, një e treta thotë se është faktor destabilizues për botën dhe një e katërta hezitojnë në lidhje me përgjigjen.
Në funksion të gjithë kësaj, nuk ka shumicë të vendosur se ekziston superfuqi ndërkombëtare që konsiderohet të jetë faktor stabilizues, konkludon hulumtimi i Gallup International.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475573590_1050156507141224_3615576832217983322_n-780x439.jpg)
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti