LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrimi më i madh në Evropë, doganierët gjermanë kapin 16 tonelata të kokainës – kontrabanduesit i kishin fshehur në 1.700 kanaçe

Sekuestrimi më i madh në Evropë, doganierët gjermanë kapin 16 tonelata të kokainës – kontrabanduesit i kishin fshehur në 1.700 kanaçe

Doganierët gjermanë kanë gjetur më shumë se 16 tonelata kokainë të fshehura në kontejnerë që kishin mbërritur nga Hamburg nga Paraguai, kanë njoftuar sot autoritetet gjermane.

Sipas të dhënave të shërbimit doganor të Hamburgut, fjala është për sasinë më të madhe të kokainës që ndonjëherë është sekuestruar në Evropë dhe një nga sekuestrimet më të mëdha në botë, transmeton Telegrafi.


Droga është gjetur gjatë kontrollimit të pesë kontejnerëve nga Paraguai, që doganierët evropianë i kanë cilësuar si të dyshimta gjatë analizimit të rrezikut.

Doganierët kanë gjetur kokainë të fshehur në më shumë se 1.700 kanaçe. E autoritetet gjermane dhe holandeze gjatë ditëve të fundit kanë kryer hetime të detajuara, duke sekuestruar edhe 7.2 tonelata tjera kokainë që u kapën në portin belg Antverpen.

Shërbimi doganor në Hamburg ka njoftuar se kjo sasi e kokainës së konfiskuar në total ishte 23 tonelata, që nëpër rrugë mund të shihet për mbi një miliard euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori