LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli: Rugova dhe Demaçi janë personalitetet më të shquara shqiptare të shekullit

Tërmkolli: Rugova dhe Demaçi janë personalitetet më të shquara shqiptare të shekullit

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka thënë se Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi janë dy nga personalitetet më të shquara të shekullit të kaluar ndër shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarëve anembanë.

“Kanë pasur momente bashkëpunimi,momente rivaliteti dhe antagonizëm të thellë politik. Qëllimi ka qenë liria, çlirimi, kemi qenë të okupuar nga Serbia. Në jetën politika ka batica-zbatica, njerëzit afrohen-ndahen, por ajo që i ka bashkuar është përpjekja për një bashkëpunim të të gjithëve për arritjen e qëllimit të përbashkët”.

“Dallimi kryesor ka qenë te ideologjia, sepse për nga formimi, mënyra e të bërit politikë Ibrahim Rugova kishte formim krejtësisht tjetër, në nivelet më të larta të intelektualizmit të kohës dhe lidhja e tij me Perëndimit. Ai vuri bazat e lidhjes së shqiptarëve me Perëndimin për dallim nga Demaçi i cili kishte filluar me mënyrën tjetër të formimit të grupacioneve të vogla të fshehura në kohën e regjimit. Ishte njëfarë simboli që tërhiqte pas vetes njerëz të tjerë dhe burgosje të panumërta”, ka thënë Tërmkolli në Klan Kosova.


Tërmkolli ka thënë se edhe Adem Demaçi pasi ishte liruar nga burgu në prill të 1990, kishte qenë përkrahës i Ibrahim Rugovës.

“Demaçi pas lirimit nga burgu, në vitet e para ishte në përkrahje të Rugovës edhe si koncept politik dhe si mjete por shumë shpejt filluan veprimet që e dëmtuan procesin e arritjes së lirisë dhe kanë vonuar disa procese”.

“Rugova nuk na qenë njeri që ka krijuar antagonizma. Janë të gjithë të tjerët që janë përpjekur ta goditnin dhe ta konsetojnë jo veç personalitetin e tij por edhe metodat politike. Sado që ka pasur përpjekje dhe bëhen dhe sot Rugova me politikën e tij ka ruajtur substancën kombëtare mbi të gjitha”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori