LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës

Vëllaznimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës

Vëllaznimi ka mundur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 74:86 (13:19, 24:24, 21:24, 16:19), në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas shkëputen mysafirët në 7:19, derisa çereku i parë përfundon 13:19. Kuqezinjtë edhe në periodën e dytë kishin epërsi në nëntë pikë, 19:28, por një seri e mirë e vendasve bën që bardhekaltrit të kalojnë në epërsi 30:29.

Pas loje të barabartë, skuadra nga Gjakova ishte më e mirë në fund dhe përfundoi pjesën e parë në të mirë të saj 37:43.


Vëllaznimi e nisi pjesën e dytë shumë më mirë, duke pasur epërsi në 13 pikë, 48:61, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:67.

Në 10 minutat e fundit përkundër përpjekjeve të vendasve, Vëllaznimi arriti të menaxhojë epërsinë, madje edhe ta shtojë dhe në fund triumfoi 74:86.

Te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 20 pikë e tetë asistime dhe Tevin Mack me 25 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Emmanuel Emogbo me 36 pikë e 15 kërcime dhe Ty Nichols me 26 pikë e gjashtë asistime.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe 14 humbje, kurse Vëllaznimi pesë fitore dhe 15 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt

Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt

Premier League
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

Serie A
Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ndërkombëtare
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare

"Interi ishte madhështor, por nuk na u dha një penallti e pastër" - Inzaghi ankohet në fatin e keq dhe vendimet e gjyqtarit

Serie A
Kalo në kategori