Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pretendon se sulmi ndaj djalit të Nenad Rashiqit, Nikolla është organizuar nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Madje, siç ka thënë më tej ai, sulmi është realizuar përmes Rada Trajkoviqit dhe Nenad Rashiqit, shkruan Tanjug, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë sipas Dnevnik.rs, Rakiq ka thënë se “u organizua një luftë midis dy grupeve të të rinjve, në të cilën djali i Nenad Rashiqit u lëndua, si rezultat i konflikteve private midis atyre të rinjve, dhe jo aktiviteteve politike të babait të tij”.
Madje, sipas tij, “të gjithë në Graçanicë, Rashiq dhe vetë Trajkoviq, e dinë që abuzojnë me këtë incident dhe u përpoqën të tronditin unitetin e popullit serb me gënjeshtra, duke e portretizuar këtë incident si politik”.
“Kjo është arsyeja pse këto ditë, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Lista Serbe janë në shënjestër të Kurtit dhe mbështetësve të tij. Kurti është i vetëdijshëm se nuk do t’i përmbush premtimet e tij nga fushata, sepse popullizmi nuk përmirëson jetën e qytetarëve ose zgjidh problemet, kështu që ai do të vazhdojë të bëjë presion mbi popullin serb, dhe ne nuk duhet të lejojmë që të provokohemi”, citohet të ketë thënë Rakiq, shkruan Dnevnik.rs.
Ndryshe, djali i politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, Nikolla, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.
Ai ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.
Ka vite që në Kosovë, liderët serbë të cilët nuk janë pjesë e Listës Serbe kanë folur për “presionet, kërcënimet, largimet nga puna – madje edhe sulmet fizike ndaj të gjithë atyre që kanë qenë kritikë ndaj Listës Serbe dhe partisë së Aleksandar Vuçiqit në Serbi”.
Për këtë kanë folur politikanët serbë si Nenad Rashiq, Slobodan Petroviq, Slobodan Petkoviq, Rada Trajkoviq dhe të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City