LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Nuk i kemi asnjë borxh FMN-së, Banka Qendrore ka rezerva prej 95 miliardë dollarësh

Erdogan: Nuk i kemi asnjë borxh FMN-së, Banka Qendrore ka rezerva prej 95 miliardë dollarësh

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan tha sot se Banka Qendrore e vendit ka rezerva valutore në shumën prej 95 miliardë dollarësh.

Erdogan foli në kongresin e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në qytetin perëndimor turk të Izmirit dhe me atë rast kritikoi deklaratat e përfaqësuesve të Partisë Republikane të Popullit (CHP) të opozitës.

Gjegjësisht, ai reagoi ndaj kreut të asaj partie në kontekstin që Turqia duhet të marrë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), raporton gazeta sabah.


Presidenti turk kujtoi se duke marrë qeverinë, ata gjithashtu morën përsipër borxhin ndaj FMN-së, i cili më pas arriti në 23.5 miliardë dollarë dhe si e ulën atë borxh në zero në muajin maj të 2013.

“Ne nuk kemi më një borxh ndaj FMN-së. Ata na thonë ‘shkoni dhe merrni hua nga FMN’. Por kjo tregon karakterin e tyre. Ata thonë se rezervat e Bankës Qendrore të Turqisë janë në zero. Ata, madje shkuan më tej, duke pretenduar se kjo ishte nën zero”, tha Erdogan, duke shtuar,” Kur mbërritëm, Banka Qendrore kishte 27.5 miliardë rezerva valutore dhe aktualisht qëndron në 95 miliardë dollarë”.

Ai gjithashtu tha se në kohën kur ishte kryeministër, kjo shifër ishte rekord prej 132 miliardë dollarësh. Sipas tij, kjo do të thotë që ata përsëri mund të jenë 132, por edhe 200 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori