LAJMI I FUNDIT:

Për keqpërdorim të pozitës- autoritetit, gjykata dënon ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj

Për keqpërdorim të pozitës- autoritetit, gjykata dënon ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka gjobitur sot me 6 mijë euro ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj Faik Grainca, i akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit.

Kryetarja e Trupit Gjykues e Departamentit për Krime të Rënda Kadrie Goga Lubishtani, të pandehurin e shpalli fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit i zëvendësohet me dënim me gjobë, si dhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej një viti.


Në njoftimin e Gjykatës thuhet se F.G. akuzohet se më 01.09.2016 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar, i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat e tij duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore personit tjetër, përkatësisht pronarit të një bastore sportive, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se subjekti afarist-bastorja sportive, nuk i plotëson kushtet për të ushtruar veprimtarinë, i njëjti lëshon pëlqimin, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 66 paragrafi 2.4 të Ligjit për Lojërat e Fatit, i cili përcakton distancën ndërmjet subjektit të lojërave të fatit dhe objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, me që në distancë prej 155 metra gjendet çerdhja e fëmijëve .

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori