Shqipëria do të pranojë të hënën edhe 8,190 doza të reja të vaksinës kundër COVID-19, të kompanisë amerikane, Pfizer.
Kështu ka njoftuar në Facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu duke shtuar se fushata e vaksinimit do të vazhdojë për personat mbi 80 vjeç.
“Sot ne kemi mbi 4,600 jetë mjekësh, infermierësh e stafesh spitalesh më të mbrojtur, për shkak të vaksinimit. Sot kemi mbi 400 jetë të moshuarish në azile, të moshuarish mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh, më të mbrojtura për shkak të fillimit të vaksinimit”, ka shkruar Manastirliu.
Sipas saj numri i dozave të siguruara të vaksinës nuk është i vogël, pasi ka përmendur se disa vende ende nuk kanë nisur vaksinimin kundër sëmundjes COVID-19.
“Janë plot 140 vende që ende nuk kanë nisur vaksinimin”, ka thënë ministrja Manastirliu.
Vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri nisi më 11 janar, me vaksinat e kompanisë farmaceutike amerikane, Pfizer.
Ndërkohë, Shqipëria mori 975 doza vaksine donacion nga një vend i paspecifikuar i Bashkimit Evropian.
Më 16 shkurt, Shqipëria pranoi edhe një kontingjent prej 7,020 dozash të Pfizer-it.
Po atë ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se pritet që në prill të arrijë kontingjenti i parë i 360 mijë dozave të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”, por pa treguar se nga cili shtet pritet t’i sigurojë këto vaksina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe