LAJMI I FUNDIT:

Turqia thotë se për 10 vjet do të ketë 10,000 specialistë për programin hapësinor

Turqia thotë se për 10 vjet do të ketë 10,000 specialistë për programin hapësinor

Rritja e një fuqie punëtore të kualifikuar është thelbësore për të ndihmuar arritjen e objektivave të Programit Kombëtar Hapësinor dhe Turqia synon të ketë të paktën 10,000 specialistë në 10 vitet e ardhshme, tha të dielën kreu i Agjencisë Hapësinore të Turqisë (TUA).

Hüseyin Yıldırım ka thënë për Anadolu Agency se shumë vende janë kontaktuar për të kryer projekte të përbashkëta, por ka një mungesë reale të personelit të kualifikuar, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se vendi shpreson të përfitojë nga shkencëtarët e tij edhe jashtë vendit.


Duke komentuar buxhetin e agjencisë, ai tha, shteti ndau 38 milionë Lira Turke (5.46 milionë dollarë), por me fondet shtesë të siguruara nga disa institucione të tjera brenda vendit, totali arrin afërsisht 50 milionë dollarë në vit.

“Projektet do të kenë buxhete të ndara përveç buxhetit të agjencisë. Po flasim për një program 10-vjeçar, jo për një buxhet që duhet të ndahet menjëherë. Do të paguhet gradualisht në kalendarë të caktuar”, ka thënë ai, shkruan DailySabah, përcjell Telegrafi.

Yıldırım tha se kompania Delta V ka punuar në ndërtimin e raketës kombëtare hibride të vendosur për t’u nisur si pjesë e misionit “Arritja në Hënë” të vendit, i cili është objektivi i parë i Programit Kombëtar të Hapësirës të njoftuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Erdoğan njoftoi planet e Turqisë për të zbritur në hënë deri në vitin 2023 në një konferencë shtypi në fillim të këtij muaji gjatë ceremonisë së inaugurimit të Programit Kombëtar të Hapësirës të vendit.

“Qëllimi ynë i parë është të zbresim në hënë deri në vitin 2023, në 100 vjetorin e Republikës së Turqisë. Unë besoj se inxhinierët turq do të arrijnë të kryejnë këtë mision”, kishte thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori