LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska për regjistrimin e popullsisë: Ka ardhur koha që të numërohemi

Sheqerinska për regjistrimin e popullsisë: Ka ardhur koha që të numërohemi

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në video të publikuar thotë regjistrimi i popullsisë është operacioni më i rëndësishëm statistikor që nuk duhet të anulohet.

“Regjistrimi që vijon është obligimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët. Duhet të shohim se sa jemi, në mënyrë që të krijojmë politika që do të jenë reale”, tha Sheqerinska.

Sipas saj, regjistrimi do të tregojë se ku ka më shumë të papunësuar dhe cila politike zhvillimore do të japë rezulatet më të mira. Ajo tha se regjistrimi do të ndihmojnë te punësimi i të rinjve.


“Me të dhëna të sakte do të mund ta rinojmë edhe mbrojtjen. Duhet të marrim ushtarë të rinj nga rrethinat ku ka shumë të papunësuar, t’u ndihmojmë të rinjve t’i kenë mundësitë për përparim në karrierë që i jep profesioni ushtarak”, thotë mes tjerash Sheqerinska.

Regjistrimi, sipas saj, është përgjegjësi e përbashkët por edhe mundësi e përbashkët për zhvillim më të mirë lokal dhe se ka ardhur koha që të numërohemi./Telegrafi/