LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria po plaket, rritja e popullsisë në nivelin më të ulët historik

Shqipëria po plaket, rritja e popullsisë në nivelin më të ulët historik
Foto: Arkiv

Shtesa natyrore e popullsisë arriti vitin e kaluar në nivelin më të ulët historik. Me vdekjet që arritën në nivele rekord, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë Covid-19 dhe tendencën rënëse të lindshmërisë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, shtesa natyrore u regjistrua në vetëm 470 persona.

Diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve ka ardhur vazhdimisht në rënie dhe nuk është një problem i krijuar nga Covid-19, por i vënë tashmë seriozisht në dukje. Krahasuar me vitin 2013, kjo shifër është zvogëluar mbi 30 herë.

Ky është niveli më i ulët i shtesës natyrore të popullsisë, së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme, por jo të grupuara vit pas viti, tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, që kur ka nisur regjistrimit, kur shtesa ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.


Që prej kulmit, në fillim të viteve 1990, shtesa natyrore e popullsisë ka ardhur në rënie të vazhdueshme, duke reflektuar nivelin e lartë të emigracionit dhe rënien e fertilitetit.

Tendenca e emigrimit është përshpejtuar sërish vitet e fundit, duke përfshirë dhe largimin e familjeve. Shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2011-2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13 për qind e popullsisë banuese në vitin 2011.

Me shifrat e fundit, Shqipëria bëhet vendi i dytë në Rajon, pas Serbisë me nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë për vitin 2020.

Kjo ka shkaktuar një rritje të moshës mesatare të popullsisë, ka zvogëluar madhësinë e familjeve, ndërsa pritet të ketë një impakt të madh negativ në uljen e fuqisë punëtore, në skemën e pensioneve dhe në rritjen e kostove shëndetësore për të trajtuar një Shqipëri të plakur./a2news.com

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori