Byrnes: Kemi besim se do të arrihet marrëveshje në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
Kur bëhet fjalë për aderimin në BE, ne jemi shumë të zhgënjyer që Bullgaria ka vendosur të bllokojë fillimin e negociatave. Ne e kemi thënë atë shumë herë. Megjithatë, e shohim si një shenjë pozitive atë që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria vazhdojnë të diskutojnë që çështjet dypalëshe të lihen jashtë procesit në mënyrë që të ketë përparim në atë drejtim. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe më tej dhe do të japim mbështetje në drejtim që ato çështje të mbeten anash nga procesi i negociatave aderuese, pasi kjo do të mundësojë përparim, tha ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes.
Duke folur në emisonin “Samo intervju”, Byrnes theksoi se zgjidhja e çështjeve bilaterale do të arrihet përmes dialogut dypalësh.
“Duhet në këtë mënyrë. Do të angazhohemi edhe më tej, do të luftojmë dhe do ta mbështesim Maqedoninë e Veriut për t’i filluar negociatat për në BE, do të vazhdojmë të përfaqësojmë që çështjet bilaterale të jenë jashtë negociatave”, tha ambasadorja.
Ajo vlerësoi se vetoja bullgare po shkakton dëm në disa nivele, ndër të tjera, shkaktoi edhe dyshim tek populli në besueshmërinë e BE-së dhe përkushtimin e saj drejt zgjerimit.
“Mendoj se kjo e hapi derën e keqinformimit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos e lejoni atë. Më e rëndësishme është të kihet parasysh se pavarësisht se çfarë do të ndodhë, marrëdhëniet më të rëndësishme për vendin janë me BE-në dhe NATO-n dhe asgjë nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Byrnes.
SHBA-ja, shtoi ajo, por edhe Bullgaria, janë anagzhuar prej shumë kohësh për integrimin e Ballkanit Perëndimor si në NATO ashtu edhe në BE.
“Konsiderojmë se të gjithë jemi anëtarë të familjes së NATO-s dhe në interesin tonë të përbashkët është progresi në procesin e anëtarësimit në BE. Ne kemi shprehur shpresë që procesi i pranimit në BE do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që të gjitha mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen jashtë procesit të negociatave të aderimit”, tha Byrnes.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për disa tema aktuale, ambasadorja theksoi se ajo ka besim të plotë në Qeveri se do të arrijë të sigurojë marrëveshje të pranueshme me Bullgarinë, si dhe se do të mund t’i zbatojë reformat në vend.
Lidhur me opozitën, theksoi se ajo duhet të jetë konstruktive, pa marrë parasysh sa qëndrimet e saj janë në kundërshtim me ato të shumicës qeverisëse, ndërsa institucionet duhet të respektohen.
Bërnz u përqendrua edhe në Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ishte një kompromis i vështirë. Megjithatë, siç shtoi, efektet janë të dukshme sidomos përmes rritjes së bashkëpunimit midis dy vendeve në çdo fushë.
“Ky ishte një kompromis i vështirë, e di që është e vështirë të pranosh këtu dhe nuk dua që ajo në asnjë mënyrë të zhvlerësohet, por ne mendojmë se është e rëndësishme të përqendrohemi në rezultatin e arritur me Marrëveshjen. Para së gjithash, zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin ia ka hapur dyert e Maqedonisë së Veriut për hyrje në NATO dhe tani po hapet rruga për negociatat e ardhshme për hyrje në BE. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të theksohet se shumë vëmendje nuk i kushtohet faktit se bashkëpunimi midis vendit tuaj dhe Greqisë është rritur si rezultat i asaj Marrëveshje. Ka shumë bashkëpunim në disa sfera, nga energjetika, tregtia, deri te zhvillimi ekonomik, i cili është në përfitimin afatgjatë të vendit”, tha Byrnes në “Samo intervju”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë