LAJMI I FUNDIT:

BDI-ja mblidhet për regjistrimin, bojkoton Çairi, Saraji e Likova

BDI-ja mblidhet për regjistrimin, bojkoton Çairi, Saraji e Likova

BDI mblodhi sot krerët e degëve të partisë me qellim nisjen e fushatës për njohje të qytetarëve me rrjedhat e procesit të regjistrimit, por edhe atë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 3 tetor. Edhe në këtë takim, ashtu sikurse takimet tjera, u vërejt qartë bojkoti i serishëm i drejtuesve të degëve të Çairit, Sarajit, Likovës, e tjera.

Megjithatë, kreu i BDI-së, edhe përkundër bojkotit të vazhdueshëm nga funksionarët e lartpërmendur, theksoi se nuk ka përplasje brenda partisë së tij, por se janë vetëm mendime ndryshe.

“Përplasje nuk ka në Bashkimin Demokratik për Integrim. Mund të ketë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme. Jo njëherë e kam thënë që unë vet e kam inkurajuar dhe motivuar debatin e hapur por në fund ashtu siç vendos shumica gjithë duhet ti binden vendimit të shumicës”, pohoi Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.


Alsat kontaktoi me krerët e degëve të cilët nuk deshën ta komentonin bojkotin e tyre. Procesi i diskutuar sot në ndihmë të popullatës për ta njohur atë me procesin e regjistrimit, është i ngjashëm me atë që u fillua muaj më parë nga degët e BDI-së që kishte të bëj me ndihmesës e popullatës gjatë orës policore, në rast nevojë për ushqime e gjëra të tjera që të mos dilnin nga shtëpitë. Por pas inspektimit në terren nga Alsat të fushatës së aktivistëve të BDI-së, u konfirmua se ishte e dështuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori