Presidenti Ilir Meta foli sot ashpër për situatën e krijuar nga pandemia e coronavirusit në Shqipëri, duke thënë se duhet një plan i qartë dhe i sigurt për furnizimin e popullsisë me vaksina anti-COVID.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Meta tha se vendi rrezikon një katastrofë, pasi sipas tij, nga qeveria ka vetëm plane konfuze, të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinimin.
“Ka disa shqetësime që jam përpjekur t’i ndaj vazhdimisht me qeverinë, që kur jemi ndeshur me pandeminë. Së pari, pa një plan të qartë dhe të sigurt të furnizimit me vaksina, vendi rrezikon një katastrofë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Planet konfuze, të ndryshueshme, jo transparente për vaksinimin, njëkohësisht nuk mund të jenë alibi për të braktisur me mijëra qytetarë të infektuar dhe dhjetëra që për fat të keq po humbin jetën çdo ditë. Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësitë në vaksinimin e popullatës”, tha ai.
Sipas tij, kriteret e ndarjes dhe përzgjedhjes selektive, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët.
“Nuk mund të lihen më qendrat spitalore dhe shërbimet pa pajisje, si respiratorë, ventilatorë dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen me mijëra mjekë pa pajisje mbrojtëse. Nuk mund të lihen qytetarët nën panikun për t’u përballur me pandeminë. Nuk mund të lihen të sëmurët në mëshirë të fatit, që trajtohen në banesë, që nuk iu rimbursohet asgjë. Pa dyshim që është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit, në mbështetje të sektorit të shëndetësisë”.
Ai më tej tha se është për të ardhur keq që u bë gati një vit që janë injoruar të gjitha kërkesat e Presidentit.
“Çdo gjë është përpjekur të politizohet me improvizime. Disa standarde mund t’i kishim. Padyshim që mbështetja më e madhe duhet të kishte shkuar, përveç shëndetësisë, për bizneset, dhe jo për koncesionet. Nuk kishte asnjë arsye të dyfishoheshin pagesat e koncesioneve, sepse tunelet imagjinare presin, ndërkohë që shëndeti nuk pret, sepse në 14 ditë ose shpëton një qytetar, ose e pëson. Jeta nuk kthehet më. Një rrugë edhe bëhet prapë, një tunel edhe bëhet, por një jetë nuk kthehet më”, tha Meta. /BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A