LAJMI I FUNDIT:

SHBA thotë se është e gatshme t’iu bashkohet bisedimeve me Iranin dhe Evropën, për të “rivendosur” marrëveshjen bërthamore

SHBA thotë se është e gatshme t’iu bashkohet bisedimeve me Iranin dhe Evropën, për të “rivendosur” marrëveshjen bërthamore

Administrata e Joe Biden tha të enjten se është gati të bashkohet me bisedimet me Iranin dhe fuqitë botërore për të diskutuar një kthim në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Shtetit tha se SHBA do të pranonte një ftesë nga Bashkimi Evropian për të marrë pjesë në një takim të pjesëmarrësve në marrëveshjen origjinale.


Siç kujton France24, SHBA nuk ka marrë pjesë në një takim të atyre pjesëmarrësve që kur ish-presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në 2018.

“Shtetet e Bashkuara do të pranonin një ftesë nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për të marrë pjesë në një takim të P5 + 1 dhe Iranit për të diskutuar një rrugë diplomatike në programin bërthamor të Iranit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një deklaratë.

Sipas France24, një ftesë e tillë nuk është lëshuar ende por pritet së shpejti, pas diskutimeve të hershme të enjten midis sekretarit të shtetit Antony Blinken dhe homologëve të tij britanikë, francezë dhe gjermanë.

Ndërkohë të enjten, Blinken dhe ministrat e jashtëm të Britanisë, Gjermanisë dhe Francës i kërkuan Iranit të lejojë inspektime të vazhdueshme bërthamore të Kombeve të Bashkuara dhe të ndalojë aktivitetet bërthamore që nuk kanë përdorim të besueshëm civil.

Ata paralajmëruan se veprimet e Iranit mund të kërcënojnë përpjekjet delikate për të rikthyer SHBA në marrëveshjen e vitit 2015 dhe për t’i dhënë fund sanksioneve që dëmtojnë ekonominë e Iranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori